Lajmet e funditVendi

Krasniqi: UÇK-ja s’ka pasur arkiva, kjo është e ditur botërisht – po shkaktohen konfuzione

Kryetari i Partisë Demokratike të
Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka folur sërish për arkivat e UÇK-së, raporton
Ekonomia Online.

Krasniqi pas takimit me të
ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shtoi se UÇK-ja
nuk pasur arkiva dhe ky është fakt i ditur botërisht.

Sipas tij, deklarata për hapjen e
arkivave janë të pavërteta dhe po shkaktojnë vetëm konfuzione.

“Qëndrimi ynë sa i përket arkivave
është publik. Unë edhe sot me zotin Lajçak e kam ngritur këtë çështje. Ne
besojmë që fokusi të jetë te çështjet e mëdha dhe nuk duhet që askush të tentojë
me çështje më sporadike të ik nga përgjegjësit që i kanë.

“UCK-ja nuk ka pasur arkiva dhe ky
është një fakt i ditur botërisht. Kushdo tjetër në një formë apo tjetër me qëllim
apo qëllim thotë diçka të pavërtetë dhe shkakton konfuzione dhe që mund të jenë
në favor të konspiracioneve dhe imagjinatës”.

“Nuk është mirë ta them unë atë që
ka deklaruar zoti Lajçak. Urime fushatën zgjedhore, por për këtë od të flasim
gjatë ditës”.

Krasniqi: uçk-ja s’ka pasur arkiva, kjo është e ditur botërisht – po shkaktohen konfuzione
Krasniqi: uçk-ja s’ka pasur arkiva, kjo është e ditur botërisht – po shkaktohen konfuzione » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button