Lajmet e funditVendi

Krasniqi: Kosnett përçoi mesazh të qartë për Kurtin kur pohoi se asociacioni duhet të formohet

Deklaratën e ambasadorit amerikan, Philip Kosnett se asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të formohet po e sheh si mesazh të qartë për Qeverinë Kurti, Jeta Krasniqi nga KDI.

Krasniqi ka thënë në një prononcim për
Ekonomia Online se Kosnett ka paralajmëruar që marrëveshjet e arritura që nga
viti 2011 e deri më tani, në dialogun Kosovë-Serbi duhet të përmbushen.

“Me deklaratën e tij ambasadori
amerikan Kosnett e tha që në fakt procesi 10 vjeçar i dialogut që ka filluar që
nga 2011-ta nuk mund të zhbëhet totalisht, kjo si një përgjigje ndaj Qeverisë
Kurti e cila thotë se ne do të fillojmë një dialog të ri, do ta nisim nga fillimi.
Kjo edhe për të thënë se Kosova tashmë ka marrëveshje të cilat i ka marrë përsipër
t’i përmbush dhe një ndër to është edhe asociacioni”, është shprehur ajo.

Sipas Krasniqit nëse Asociacioni nuk bëhet
sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kosova rrezikon të ketë një entitet
me kompetenca ekzekutive dhe që prish rendin kushtetues.

“Ne si Kosovë kemi thënë në vazhdimësi
se jemi të gatshëm të formojmë një asociacion të komunave me shumicë serbe, por
ta bëjmë atë në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 pasiqë
vetëm në atë mënyrë ne mund të garantojmë që funksionimi ynë unitar, kushtetues
do të vazhdojë. Ndryshe nëse shkohet duke u shkelur udhëzimi i Gjykatës
Kushtetuese atëherë rrezikojmë të kemi një entitet i cili është me kompetenca
ekzekutive dhe prish rendin tonë kushtetues”, ka shtuar ajo.

Poashtu ajo ka kërkuar qartësim të
Qeverisë Kurti se çfarë do të bëjë me marrëveshjet e arritura deri me tani me
palën serbe, do t’i rivlerësojnë, rinegociojnë apo zhbëjnë ato.

“Këtu kërkohet edhe një sqarim nga
Qeveria Kurti ku flitet edhe për procesin 10 vjeçar të dialogut përfshirë dhe
Marrëveshjen e Uashingtonit apo zotimet e tij, duhet të ketë qartësim kur
flasim për rivlerësim të marrëveshjeve, çfarë nënkuptojnë ato, a duan që t’i
rinegociojnë këto marrëveshje, duan t’i zhbëjnë ato”.

“Pra duhet të ketë qartësim nga ana e
kësaj Qeverie se cili është qëndrimi i tyre për zotimet e Uashingtonit. A i
shohin ato si pjesë të obligimeve të shtetit të Kosovës dhe që të ndërmarrin
masa për zbatimin e tyre apo do të bëjnë hapa në drejtim të zhbërjes së tyre”,
ka përfunduar ajo për EO.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se Kosova ka detyrim që ta formojë asociacionin
e komunave me shumicë serbe. Ai tha se historia nuk ka nisur në ditën kur u
formua Qeveria e Albin Kurtit.

Krasniqi: kosnett përçoi mesazh të qartë për kurtin kur pohoi se asociacioni duhet të formohet
Krasniqi: kosnett përçoi mesazh të qartë për kurtin kur pohoi se asociacioni duhet të formohet » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button