Lajmet e funditVendi

KQZ-ja miraton doracakun e trajnimit për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar doracakun e trajnimit për zgjedhjet lokale të vitit 2021 me të gjitha rekomandimet dhe vërejtjet që u dhanë nga anëtarët e saj, raporton Ekonomia Online.

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së,
Burim Ahmetaj ka folur për aktivitetet e sekretariatit.

Ahmataj theksoi se ka filluar edhe përgatitje
e fletëvotimeve, derisa shtoi se salla “1 Tetori” është e pamundur të
kthehet në vendvotim në këtë situatë.

“Janë të certifikuara të gjitha aktivitete. Sekretariati ka dizajnuar fletëvotime për zgjedhje dhe ka finalizuar të gjitha ndryshimet në doracak. Po ashtu krahas shumë punëve sekretariati ka përfundua aktivitetet jashtë vendit dhe largimin e personave që nuk përfshihen. Jemi në prag të fillimit të fushatës dhe do të fillojë procesi i fletëvotimeve për kryetar komunal. Sekretariati ka përgatitur edhe për trajnim duke respektua masat. Plani përfshin secilën komunë”.

Sami Kurteshi i VV-së, ka kërkuar që KQZ-ja t’i
merr disa masa, të cilat duhet të respektohen nga vëzhguesit.

“Vaksinat, testi dhe përmbajtja në ato
vende, përdorimi i mjeteve si maska e dezinfektuesi, nuk e di a ka me pasë
nevojë për dorëza dhe nuk e di a duhet me marr ne një vendim”.

Edhe, Arianit Elshani i PDK-së, tha se më e
rrugës është që të obligohen subjektet , shoqëria civile për t’i plotësuar
kriteret.

“Ndërsa, të obligohen subjektet apo
shoqëria civile e mediet të plotësojnë kriteret, për të mos hapur
virusin”.

“Si KQZ kemi marr vendim për zgjedhjet e
Podujevës lidhur me masat që duhet të respektohen në qendrat e votimit”.

Florian Dushi i LDK-së, pavarësisht ditë kur
të filloj fushata subjektet politike janë të obliguar t’i respektojnë masat.

“Me kujdesin ne si institucion duhet të bëjmë në kuptimin e respektimit të masave, prandaj kam kërkuar nga sekretariati që ta kemi një plan apo udhëzues”.

Kqz-ja miraton doracakun e trajnimit për zgjedhjet lokale
Kqz-ja miraton doracakun e trajnimit për zgjedhjet lokale » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button