Lajmet e funditVendi

KQZ-ja kërkon buxhet shtesë për zgjedhjet lokale

Kanë kaluar vetëm
dy muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës,
por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë organizimin e një tjetër
procesi zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Për këtë, KQZ-së do
t’i duhet të kërkojë buxhet shtesë në Qeverinë e Kosovës, pasi një pjesë e
buxhetit të planifikuar për zgjedhjet lokale u shpenzua për organizimin e
zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën në shkurt.

Ndonëse akoma nuk
është shpallur data për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, Zëdhënësi i KQZ-së,
Valmir Elezi  në një intervistë  për Ekonomia Online tha  se ky institucion ka filluar me planifikimin
e detyrave.

“Aktualisht
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njësitë përkatëse, janë duke bërë planifikimet
dhe detyrat për organizimin e zgjedhjeve lokale, për Kryetarë të Komunave dhe
për Kuvende Komunale. Natyrisht se fillimi i përgatitjeve për organizimin e
këtyre zgjedhjeve, në këtë rast zbatimi i planit operacional fillon pasi të
kemi shpalljen e datës për mbajtjen e zgjedhjeve nga Presidentja e Kosovës,
kështu që jemi në pritje dhe pastaj KQZ të fillojë më zbatimin e të gjitha
detyrave që dalin nga ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet
lokale”, tha Elezi.

Sipas ligjit për
buxhetin e Kosovës të vitit 2021, në programin e zgjedhjeve kanë qenë të ndara
8 milionë euro.

“Viti 2021 është
vit i rregullt zgjedhor dhe duke qenë i tillë, Kuvendi i Kosovës në ligin për
buxhet të këtij viti ka planifikuar buxhet për mbajtjen e zgjedhjeve. Por, siç
e dimë ka ndodhur që të kemi zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të
cilat u mbajtën në muajin shkurt, dhe një pjesë nga këto mjete janë shfrytëzuar
për qëllim të organizimit të tyre”.

“Në këtë situatë,
është e domosdoshme që të bëjmë një kërkesë për buxhet shtesë nga Qeveria e
Kosovës. Sigurisht se kërkesa do të dërgohet pasi të shpallen zgjedhjet, sepse
deri atëherë do ta kemi një planifikim buxhetor”, u shpreh Elezi.

Zgjedhjet lokale, përmes së cilave do të zgjedhën kryetarët në 38 komuna dhe këshilltarët në 38 kuvende komunale, pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Kqz-ja kërkon buxhet shtesë për zgjedhjet lokale
Kqz-ja kërkon buxhet shtesë për zgjedhjet lokale » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button