Lajmet e funditVendi

Kosova dhe Maqedonia Veriore thellojnë bashkëpunimin në fushën e auditimit

Auditor i Përgjithshëm i Autoritetit të Maqedonisë së Veriut për auditimin e fondeve IPA, Adem Curi i shoqëruar nga këshilltari për auditimin e programeve të financuara nga BE dhe bashkëpunimin ndërkombëtar Ivan Ignjatov të martën kanë zhvilluar një vizitë pune në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e Zyrës së Auditorit, Osmani dhe Curi folën për rëndësinë e auditimit të fondeve të Bashkimit Evropian me qellim që ato të shpenzohen në mënyrë efektive dhe në dobi të qytetarëve dhe për modalitetet e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në mënyrë që Kosova gradualisht të përgatitet në ngritjen e këtyre strukturave krahas progresit të vendit në procesin e integrimeve evropiane.

Përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit, njoftuan delegacionin e Autoritetit të Maqedonisë së Veriut për auditimin e fondeve IPA lidhur me zbatimin e Planit Strategjik të Zyrës Kombëtare të Auditimit 2018-2021 dhe Planit aktual vjetor të auditimit; Procesin e Auditimit, Kontrollin e cilësisë dhe Sigurimin e cilësisë; Zhvillimin Profesional dhe Komunikimi me palët e interesit; bashkëpunimin me organet e drejtësisë dhe organizmat përkatëse për luftimin e korrupsionit; si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Edhe përfaqësuesit e Autoritetit të Maqedonisë së Veriut për auditimin e fondeve IPA bën një prezantim të këtij institucioni duke treguar për mandatin, detyrat dhe përgjegjësitë e tij.

Të dy institucionet e vlerësuan të rëndësishëm bashkëpunimin e mëtutjeshëm në mes tyre dhe shkëmbimin e ideve dhe përvojave të tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button