Lajmet e funditVendi

Komuna e Skenderajt organizon aktivitete argëtuese për mërgimtarët

Komuna e Skenderajt ka organizuar Muajin e Diasporës për t’i mirëpritur mërgimtarët.

Ky event do të fillojë më 16 korrik dhe do të
përfundojë më 16 gusht.

Postimi i plotë i kryetari të kësaj komune,
Bekim Jashari:

Të nderuar qytetarë të komunës së
Skenderajt,

E dashur diasporë,

Pas një periudhe të vështirë pandemike, e
cila pamundësoi ardhjen tuaj në vendlindje dhe pritjen dinjitoze për ju,
këtë vit po e vazhdojmë traditën e pritjes me zemër për ju që mbani
gjallë ekonominë, familjet dhe shtetin tonë.

Nga data 16 korrik e deri me 16 gusht do të
organizojmë për ju muajin e diasporës, me aktivitete të shumta kulturore,
argëtuese e sportive.

Në sheshin “Adem Jashari”, do të ofrojmë
mbrëmje muzikore  me këngëtarët më
eminent të estradës sonë, në shenjë falënderimi e mirënjohje për
bashkëqytetarët tonë që jetojnë në diasporë, për kontributin e
jashtëzakonshëm dhënë në luftën tonë të përbashkët për liri e
Pavarësi dje dhe rritjen e zhvillimit ekonomik të shtetit tonë sot.

Mirë së vini diaspora jonë, Ju presim me zemër!

May be an image of text that says 'republika kesevis kemuna skenderejt nën patronatin e kryetarit tẽ komunës sẽ skenderajt, bekim jashari, organizohet: diaspora m evendlindj 16. 07. 2021 2021 muzike live aktivitete sportive ekspozite panaire kampe rinore 2 kurse verore fushata informuese ม sofra tradicionale 1 bekim jathari kry skenderajt'

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button