Lajmet e funditVendi

Komploti kundër zgjedhjeve!

Përfaqësusesi i LDK-së, Florian Dushi ka thënë se takimi i krerëve të shtetit, në një takim jotransparent për opinionin dhe vizita e kryeministrit pas pesë (5) muajsh në IKSHPK me efekt daljen e këtij Instituti me “rekomandimin” për shtyrje të zgjedhjeve, më shumë se një muaj para datës së zgjedhjeve.

Sipas tij, të gjitha këto veprime janë të koordinuara janë goditje me paramendim – komplot i krerëve shtetërorë kundër zgjedhjeve.

Njoftimi i plotë:

1. Takimi i krerëve të shtetit, në një takim jotransparent për opinionin!

2. Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë krejt kot, pa asnjë temë a vendim konkret lidhur me situatën pandemike në vend!

3. Dalja e kryetarit të Kuvendit, atij që dikur çirrej nëpër studio televizive me kërkesën “zgjedhje – zgjedhje” në kohë pandemie, me propozimin “personal” për shtyrje të zgjedhjeve!

4. Thirrja vetëm e kryesuesit të KQZ-së në një takim tek Presidentja për të diskutuar rreth “përgatitjeve” për zgjedhje, përkundër faktit se KQZ-ja është organ kolegjial!

5. Vizita e kryeministrit pas pesë (5) muajsh në IKSHPK me efekt daljen e këtij Instituti me “rekomandimin” për shtyrje të zgjedhjeve, më shumë se një muaj para datës së zgjedhjeve! Të gjitha këto veprime të koordinuara janë goditje me paramendim – komplot i krerëve shtetërorë kundër zgjedhjeve dhe në përgjithësi kundër demokracisë në vendin tonë!

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button