Lajmet e funditVendi

Komplekset në Prishtinë në gjendje jo të mirë, të hartohet plan për memorialin “Ibrahim Rugova”

Instituti për të Vërtetën,
Drejtësinë dhe Paqen ka publikuar Raportin për Komplekset Memoriale në komunën
e Prishtinës, si pjesë e projektit “Komplekset Memoriale” të përkrahur nga
Komuna e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Arbër Bardhi, menaxher i projektit
në këtë Institut, tha se projekti është realizuar në nëntor dhe dhjetor  dhe që ka pasur synim identifikim e
problemeve dhe tërheqjen e vizitorëve.

“Për të promovuar paqen dhe
duke respektuar të kaluarën është hartuar projekti për Komplekset Memorie dhe është
realizuar gjatë muajit nëntor dhe dhjetor ku synimi ka qenë identifikimi i
nevojave ku komplekset të jenë atraktive dhe të tërheqin vizitor”.

“Sot është Dita e veteranëve dhe
Instituti iu uron këtë ditë për sjelljen e lirisë e pavarësisë”.

Bujar Mustafa, nga ky Institut tha
se gjendja e Komplekseve Memoriale në komunën e Prishtinës është jo e mirë dhe
se ato nuk po mirëmbahen aq sa duhet, raporton EO.

Ai madje ka bërë thirrje që të
vizitohen komplekset nga turisë nga e gjithë bota.  Mustafa tha se komuna e Prishtinës duhet që të
përgatisë master-plan për rregullimin e memorialit “Ibrahim Rugova”.

“Instituti ka qenë i fokusuar
në komplekse memoriale siç janë ‘Ibrahim Rugova’, varrezat e UÇK-së në Mramor
dhe Makovc. Instituti nëpërmjet raportit synon të thërret për vëmendjen e institucioneve
për gjendjen jo të mirë të memorialëve”.

“Të njëjta duhet të vizitohen nga
qytetarë e mbarë botës. Komplekset memoriale nuk kanë mirëmbajtje të duhur. Të përgatitet
master-plan nga komuna për rregullimin e memorialit ‘Ibrahim Rugova’”.

“Gjendja është jo e mirë e
memorialeve mungon mirëmbajtja, ne do t’ai dërgojmë Komunës raportin me
rekomandime”.

Komplekset në prishtinë në gjendje jo të mirë, të hartohet plan për memorialin “ibrahim rugova”
Komplekset në prishtinë në gjendje jo të mirë, të hartohet plan për memorialin “ibrahim rugova” » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button