Lajmet e funditVendi

Ish-komandanti amerikan për FSK-në: Kosova duhet të jetë në gjendje të mbrohet vetë

Ish-komandanti i përgjithshëm i Forcave Tokësore Amerikane në Evropë, Frederick Ben Hodges, deklaroi se misioni i KFOR-it në Kosovë nuk duhet të mbarojë dhe një gjë të tillë duhet ta përsëris shpesh NATO.

Hodges, në një intervistë, potencoi se SHBA-ja duhet ta kenë strategjinë e duhur për rajonin, teksa përmendi edhe çështjen e prezencës së KFOR-it në Kosovë.

“Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë strategjinë e duhur për rajonin, jo vetëm një strategji kalimtare, dhe gjithashtu do të doja të theksoja se NATO duhet të thotë qartë në vazhdimësi se misioni i KFOR-it është këtu për të qëndruar dhe jo për t’u larguar nga Kosova”, deklaroi ai për portalin serb ‘Kosovo-Online’

I pyetur për dialogun Kosovë-Serbi, ish-komandanti amerikan kërkoi nga SHBA-ja të bashkëpunonte ngushtë me BE-në për një zgjidhje për rajonin.

Po ashtu, ai u pyet edhe për FSK-në, teksa pa dhënë ndonjë qëndrim prerazi, deklaroi se SHBA e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe se vendi duhet të jetë në gjendje të mbrohet ushtarakisht.

Ai ka folur një takim të mundshëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, teksa ka thënë se është e rëndësishme që të mbahet një takim.

“Është e rëndësishme që liderët të takohen, por ata duhet të mbrohen nga ndikimi, veçanërisht nga Kremlini, por edhe nga ata brenda prej atyre që minojnë të gjitha përpjekjet në negociata me mirëbesim. Ne nuk duhet të vendosim vija të kuqe, por as nuk kemi nevojë për mësime nga ata që nuk kanë interes që Serbia dhe Kosova të vendosin marrëdhënie normale”, potencoi më tej ai.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button