Lajmet e funditVendi

Kirurgjia Plastike: Të gjitha gratë që janë operuar nga karcinoma e gjirit mund të trajtohen për rikonstruktimin e gjirit

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) përmes një njoftimi për media thotë se krahas patologjive të shumta të cilat i trajton, kohëve të fundit Kirurgjia Plastike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po bën trajtimin dhe operimin e grave, pas karcinomës së gjirit-rekonstruktimi i gjirit (riformimi i gjirit).

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, përveç problemit shëndetësor gjatë kancerit të gjirit, problem madhor është edhe gjendja psikologjike e pacienteve post operative, pas operimit/amputimit të gjirit, e cila, përpos që shkakton problem fizik, paraqet edhe problem psikologjik te gratë e sëmura.

“Rikthimi i jetës normale tek një grua, është shumë me rendësi. Një gjë e tillë mund të arrihet përmes operacioneve rekonstruktive, të cilat mundësojnë formimin e gjirit të ri përmes teknikave të ndryshme operative në Kirurgjinë Plastike. Andaj, në muajin tetor, muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, Kirurgjia Plastike fton të gjitha gratë, vajzat, nënat dhe të gjithë ato të cilat janë operuar nga karcinoma e gjirit, që të shkojnë të trajtohen aty për rikonstruktimin e gjirit”, vijon njoftimi.

Më tej, në njoftim thuhet se, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike ofrohen të gjitha metodat rekonstruktive, si rekonstruksioni i hershëm dhe i vonshëm me këto metoda operative: Ind autolog-mikrokirurgji(latisimus dorsi, DIEP, SGAP, etj), si dhe me anë të implanteve apo protezave të ndryshme. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button