Lajmet e funditVendi

Këto janë afatet për akreditimin e vëzhguesve dhe medieve për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se po është duke vazhduar të pranojë kërkesat për akreditim të vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor, raporton Ekonomia Online.

Kërkesën e tyre për akreditimin e
vëzhguesve mund ta dorëzojnë: subjektet politike të certifikuara; Organizatat
Joqeveritare vendore të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të
njeriut; Organizatat Qeveritare dhe Ndërqeveritare; Organizatat Ndërkombëtare
të Specializuara të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të
njeriut; përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe Mediat.

Afatet për aplikim të vëzhguesve
afatgjatë (për të gjithë proesin zgjedhor) janë:

• Për akreditim të vëzhguesve të
subjekteve politike dhe të OJQ-ve përfundon më 15 shtator;

• Për akreditim të vëzhguesve
ndërkombëtar dhe të mediave përfundon më 2 tetor;

Afatet për aplikim të vëzhguesve
afatshkurtër (për ditën e zgjedhjeve) janë:

• Për akreditim të vëzhguesve të
subjekteve politike dhe të OJQ-ve përfundon më 27 shtator;

• Për akreditim të vëzhguesve
ndërkombëtar dhe të mediave përfundon më 2 tetor;

Të gjitha informacionet dhe hapat
që duhet të ndiqen për të aplikuar, janë të publikuar në ueb faqen e KQZ-së
www.kqz-ks.org, në pjesën: Shërbimet e KQZ-së.

Vetëm vëzhguesit e akredituar nga
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë Zgjedhjet Lokale 2021.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button