Lajmet e funditVendi

PDK-ja s’ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve – Tahiri: Pastërtia e luftës së UÇK-së është dëshmuar

Shefi i Grupit Parlamentar të
PDK-së, Abelard Tahiri, tha se tema e hapjes së arkivave të UÇK-së, është
zhvendosur nga Beogradi në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Kosova nuk ka asgjë për
të fshehur ngase në shumë procese është dëshmuar pastërtia e luftës.

“Më duket e pabesueshme që një
diskurs i tillë nga Beograd po zhvendoset në Kosovë. Ne nuk kemi asgjë për të
fshehur ku në disa raste është shfaqur pafajësia e luftës së UÇK-së”.

“Më duket një deklaratë e
pabesueshme që deri dje është diskutuar në Beograd të diskutohet edhe në Kosovë”,
tha Tahiri.

“Në shumë procese është dëshmuar
pastërtia e luftës së UÇK dhe e kemi obligim që t’i mbrojmë këto vlera. Do t’i shohim
në vazhdimësi një tendencë të Serbisë që të hap tema të tilla”, tha ai.

Tahiri ka thënë se nuk kanë pasur
kërkesë për shtyrje të zgjedhjeve, raporton EO.

“Deri më tani PDK-së nuk i është
drejtuar asnjë kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve. Ne kemi pas propozim për
shkurtim të fushatës. PDK do të jetë pjesë e takimit të ftuar nga presidentja
dhe pastaj do të shohim”.

Pdk-ja s’ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve – tahiri: pastërtia e luftës së uçk-së është dëshmuar
Pdk-ja s’ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve – tahiri: pastërtia e luftës së uçk-së është dëshmuar » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button