Lajmet e funditVendi

KQZ-ja kërkon që komisionerët dhe vëzhguesit të jenë të vaksinuar gjatë zgjedhjeve

Pa dëshmi të vaksinimit apo të
testit PCR se janë negativ me Covid-19, asnjë anëtarë i KQZ nuk mund të punojë
në ditën e zgjedhjeve, kështu tha shefi i Sekretariatit të këtij institucioni,
Burim Ahmetaj, raporton Ekonomia Online.

Me këtë u pajtua edhe Ilir Gashi i
PDK-së, i cili kërkoi nga ministria e Shëndetësisë që deri në ditën e
zgjedhjeve të kryhet vaksinimi i gjithë trupave zgjedhore.

Gjithashtu ai kërkoi sensibilizim
nga partitë politike për këtë çështje.

“Ne kemi lista të gjithë vëzhguesve
dhe komisionerëve ku mund të komunikojmë me ministrinë e Shëndetësisë që t’u
jep përparësi të gjithë trupave zgjedhore të vaksinohen para zgjedhjeve”,
tha Gashi, ku me këtë u pajtuan të gjithë anëtarët e KQZ-së, raporton EO. 

E kryetari i KQZ-së, Kreshnik
Radoniqi, ka ftuar partitë politikë që personat që do të punojnë gjatë dhe pas zgjedhjeve
të jenë të vaksinuar.

Kqz-ja kërkon që komisionerët dhe vëzhguesit të jenë të vaksinuar gjatë zgjedhjeve
Kqz-ja kërkon që komisionerët dhe vëzhguesit të jenë të vaksinuar gjatë zgjedhjeve » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

LEXONI EDHE:

Kreu i KQZ-së e nis mbledhjen me ngushëllime për familjet në Pejë e Tetovë

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button