Lajmet e funditVendi

Kërkohet heqja e orës policore, Sogojeva paralajmëron padi për humbjet e shkaktuara

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit po kërkon
që ora policore të hiqet, madje sipas tyre kjo masë e vendosur nga Qeveria është
krejt e panevojshme dhe pa ndonjë efekt.

Kryetari i kësaj Ode, Hysen
Sogojeva në një prononcim për Ekonomia Online thotë se ora policore si masë nuk
është efektive.

Ai tregoi se janë duke planifikuar
padi kolektive ndaj humbjeve që kanë pësuar dhe mospagesat ndaj tyre.

“Duke i parë kapacitetet
ekonomike të forcës së shtetit, mbyllja totale nuk na kishte konvenuar, sepse
kur mbyllemi duhet të jepen mjete. Mbyllja totale është e papranueshme, andaj e
vetmja mundësi është vaksinimi”.

“Kërkesat tona kemi me i përfunduar
e sidomos për humbjet tona, ndoshta përmes Odës do kemi edhe  padi kolektive për këto humbje që të na
paguhen”.

Ai tutje thekson se nuk duhet të
merren vendime vetvetiu, por të dakordohen së bashku në mënyrë që edhe
respektimi i masave të jetë i drejtë.

Madje Sogojeva shton se duhet që
të lejohen të shfrytëzohen edhe hapësirat brenda lokaleve, pasi po dëmtohen
bizneset dhe shumë prej janë afër mbylljes.

“Po vet fakti që kemi një
paralajmërim që do zgjasin këto masa jemi dakorduar që të takohemi para datës
13 shtator e të marrin vendimet e të gjithëve bashkë, dhe jo vendime të tilla që
merren vetvetiu”.

“As ne nuk jemi që të mos
respektohen masat, por kërkojmë që klientela të mos punoj me ato kapacitet dhe
vetëm në hapësira jashtë, por të punohet edhe brenda në bazë të manualit të
paraparë dhe ashtu siç jemi dakorduar. Ka shumë biznese që po mbyllen sepse ka
shumë humbje. Poashtu edhe ora policore duhet të hiqet sepse nuk po shohim një
lloj efekti”, përfundoi Sogojeva.

Gjatë së mërkurës ministri i
Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për medie tha se nuk do të ketë
lirim të masave edhe pas datës 13 shtator.

Kërkohet heqja e orës policore, sogojeva paralajmëron padi për humbjet e shkaktuara
Kërkohet heqja e orës policore, sogojeva paralajmëron padi për humbjet e shkaktuara » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button