Lajmet e funditVendi

Keqpërdorimet për patentë shofer, arrestohet personi i katërt

Policia e Kosovës ka arrestuar dje personin e katërt të dyshuar me inicialet A.G. lidhur me dyshimet për keqpërdorime dhe marrje të patentë shoferit përmes ryshfetit, i cili ka qenë në kërkim policor lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat” dhe “Ndihma” në kryerjen e veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

Sipas një komunikate, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori i Hetimeve të Korrupsionit në vazhdën e veprimeve hetimore të zhvilluara lidhur me dyshimet për keqpërdorime dhe marrje të patentë shoferit përmes ryshfetit, me datë 11.07.2021 ka arrestuar personin e katërt të dyshuar A.G. (1972), i cili ka qenë në kërkim policor lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat” në bashkryerje nga neni 309 dhe “Ndihma” në kryerjen e veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” neni 426.

“Ky arrestim është vazhdimësi e rastit të datës 09.07.2021 me ç ‘rast janë arrestuar edhe 3 (tre) të dyshuar tjerë, ku Policia e Kosovës ka publikuar komunikatë zyrtare në datën e lartëshenuar. Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH-Prishtinë, personi i dyshuar ndalohet për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saja ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale”, thuhet në njoftim.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button