Lajmet e funditVendi

Kandidatët për kryetar të Suharekës zotohen për bashkëpunim me biznese e subvencionime meritore

Qendra e Biznesit në Suharekë ka organizuar takimin me kandidatët për kryetar nga kjo komunë, ku u shpalosen programet e tyre për zhvillim ekonomik dhe idetë e tyre për bashkëpunimin me komunitetin e biznesit, raporton Ekonomia Online.

Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin: Salih Zyba
nga VV; Ardian Shala nga LDK dhe Murtez Zekolli nga PDK.

Gani Sallauka, Kryetar i Shoqatës së Bizneseve,
tha se edhe kryetari aktual dhe kandidati i AAK-së, bali Muharremaj e ka
konfirmuar pjesëmarrjen, mirëpo nuk ka mundur të vij.

“Me datën 27 bordi për biznese doli me iniciativë
të thërras në takim për programin ekonomik kandidatët nga katër subjekte që
garojnë në komunë. Kryetari aktual dhe kandidati për AAK e ka konfirmua pjesëmarrje
mirëpo për arsye të tij nuk ka ardhur”.

Kandidati i VV-së, Salih Zyba, tha se
prioritet i tij është forcimi i bashkëpunimit institucional me bizneset, pasi sipas
tij deri më tani qeverisja aktuale në këtë komunë ka dështuar në këtë drejtim.

“E konsideroj të rëndësishme këtë
iniciativë, qytetarët presin ndryshim. Shumicën e rasteve bëhet fjalë për shumë
parregullsi në këtë komunë. DO të ndërtojmë ura të bashkëpunimit me biznese. Ne
do të jemi në dispozicion të bizneseve. Bashkëpunimi i bizneseve me komunë kanë
dështua. Pandemia ka qenë që e ka nxjerr në pah bashkëpunimi institucional dhe
i bizneseve. Çdo projekt që është për zonën nëse nuk kalon nga debati publik
nuk do të kalojë më tej. Nuk ka projekt që është ndërtua për zonën”.

Tutje, Zyba tha se gratë ndërmarrëse do të
subvencionohen, po ashtu edhe bizneset e mërgatës do të përkrahen që të vijnë të
investojnë në Kosovë.

Më tej, ai u zotua se do ta funksionalizoj
transportin publik.

Në anën tjetër, kandidati i LDK-së, Ardian
Shala tha se prioritet i tij është gjenerimi i punësimit në këtë komunë.

“Suhareka ka potenciale të mëdha për të gjeneruar
punësimin. Programin tonë  e kemi ndarë në
shtatë shtylla: Arsim, shëndetësi, infrastrukturë, ekonomi, rini e kulture,
bujqësi, turizëm. Ne mendojmë të fillojmë me dy mini zona, për t’iu dhënë mundësi
bizneseve të reja  e të vogla. Këto zona
do t’i ndajmë në  10-40 ari. Në Shirokë është
një deponi për të cilën ka pasë ankesa nga qytetarët, ta shndërrojmë atë zonë në
mundësi për biznesi”.

Shala tha se do të fokusohet edhe në përmirësimin
e mirëqenies të të rinjve, duke i mbështetur idetë inovative të tyre.

“Ndër pak komuna që inkasojmë taksën
komunale, kom mendua që ta zbresim në 0 taks”.

“Punësimi do të ndodh edhe në sektorin e
bujqësisë, pasi do ta rrisim buxhetin e bujqësisë. Do të formojmë komisione që
do t’i përcjellin subvencionet”.

Kandidati për kryetar të PDK, Murtez Zekolli
tha se çështja e funksionimit të pushtetit lokal nuk është fontan dëshirash.
Prandaj zotimet duhet të jenë reale.

Zekolli tha se Suhareka ka nevojë për
rikthimin e funksionimit demokratik.

“Unë pashë një vendim që është marrë nga
një ish kryetar për komunitet të biznesit dhe nuk është zbatuar i cili është i
thirrur për t’i zbatuar. Unë si kandidat për kryetar komune gjatë qeverisjes për
qytetar do të ofrojë siguri. Të metën më të madhe  kemi mos respektimin e ligjit. Suhareka ka
nevojë për rikthimin e funksionimit demokratik. Zotohem për këto që i thashë.
Aspekti ekonomik është çështje mjaft me rëndësi. Kam një plan program bukur të
mirë për ekonomi dhe bujqësi”.

Tutje, ai tha se do t’i krijojë dy zona të
reja industriale në Duhël dhe një mini zonë.

“Neve si komunë është marrë vendim për
krijimin e një zone industriale. Zona ka qenë e papërshtatshme sepse kemi pasur
hapësira të mjaftueshme ku kishim mundur të vendosnim zona industriale. Zona industriale
ka qene e vogël nuk ka qene e mjaftueshme. Nëse do të jem kryetar i ardhshëm do
t’i marr iniciativat për të krijuar edhe dy zona të reja në Duhël dhe një mini zonë
në qytet të vogël. Zhvillimi ekonomik mund të rritet me zona industriale. Unë
nuk jam për mi largu taksat komunale. Ne jemi për t’i largu lehtësirat e
nevojshme”.

Po ashtu, ai u zotua se në bujqësi do t’i subvencionojë të gjitha veprimtaritë.

Kandidatët për kryetar të suharekës zotohen për bashkëpunim me biznese e subvencionime meritore
Kandidatët për kryetar të suharekës zotohen për bashkëpunim me biznese e subvencionime meritore » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button