Lajmet e funditVendi

Kadaj-Bujupi – zyrtarëve të Guxo: Ju duket se nuk e keni parë fare marrëveshjen

Në emisionin Pressing në T7 po debatohet për marrëveshjen për targat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Analistja Donika Kadaj Bujupi së bashku me gazetarin Berat Buzhala kanë pyetur dy anëtarët e Listës Guxo, Doarsa Kica Xhelili dhe Faton Peci, se pse ekziston akronimi “CCP” në njërën pikë të marrëveshjes.

CCP nënkupton Common Crossing Points, apo pikat e përbashkëta kaluese. Buzhala ka pyetur të ftuarit se pse ekzistojnë këto akronime në marrëveshje.

“Kurti ka vendosur standarde të larta. Vetë ai kishte kritikuar ashpër marrëveshjet paraprake ku shkruhej boundaries e jo borders. Tani ka ardhur kjo kohë kur nuk dihet pse është futur kjo në pikë”, tha ai.  

Ndërkohë Kica Xhelili tha se nuk e di pse është futur ky akronim në marrëveshje.

“Pse është thënë kështu nuk e dimë as unë e as ti. Por duhet thënë se kjo marrëveshje në vetëm tri pika nuk është e përhershme. Është vetëm e përkohshme deri sa të arrihet marrëveshja finale”, tha ajo.

Ndërkohë ministri Peci ka thënë se zgjidhjet nuk mund të priten në kohë kaq të shkurtra dhe se ka kohë deri sa të arrihet një marrëveshje finale.

“Nuk zgjidhen të gjitha problemet për një kohë të shkurtër”, ka thënë ai.

Ndërkohë Kadaj Bujupi ka pasur kritika për shpjegimin që i kanë dhënë dy anëtarët e Listës Guxo.

“Më duket se nuk e paskeni parë fare marrëveshjen fare pa ardhur në studio”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button