Lajmet e funditVendi

Jepen rekomandime për themelimin e Odës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve, pritet të dërgohet në Kuvend

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë ka mbajtur dëgjim publik për projektligjin për themelimin Odës e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se qëllimi i këtij projektligji është rregullimi i profesionit të
arkitektit dhe inxhinierit në fushën e ndërtimit.

Ministri i i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn
Aliu, tha se ky projektligj ka kaluar në shumë legjislacione, i cili është
votuar vetëm në lexim të parë.

Ai tha se për këtë do ta synojnë që vërejtjet dhe propozimet të kontribuojnë
në ndërtimin e një ligji sa më të mirë.  

“Në legjislacionin e kaluar është votuar në leximin e parë por për
shkak të zgjedhjes së qeverisë, tash e kemi sjellë prej fillimit. Leximin e parë
e ka kaluar, ka pasur vërejtje nga deputetët por është e rëndësishme, gjithmonë
ka nevojë të dal në dëgjim publik, në mënyrë që ta sjellim më të mirën për këtë
projektligj. Mbase pas votimit mund te kemi procesin e licencimit të arkitektëve
dhe inxhinierëve. Ky dëgjim publik është i duhur sepse këtu jepen vërejtjet për
amandamentet e nevojshme, dhe ne do të mundohemi që më propozimet e juaja ta
sjellim një Ligj më të mirë. Ne do të dalim para deputetëve që ky projektligj të
përfundojë në mënyrë më të mirë”, tha Aliu.

Afrim Demiri nga Bordi industrial i fakultetit të Ndërtimtarisë, dha disa
rekomandime në lidhje me këtë projektligj.

“Ne si bord e kemi menduar që sa më shumë rekomandime të jenë. Për
bordin industrial, ne e kemi shënuar çdo nen me rekomandime por janë disa pika.
E para, duhet të ketë kompetenca Oda. Së dyti, organet e odës duhet t’i
shqyrtojnë që mos të ketë konflikt procedurale dhe e treta të jetë kompetenca në
fushën akademike”, tha ai.

Violeta Nushi, dekane në fakultetin e Arkitekturës në UP, tha se është e
nevojshme që të definohet licenca për ata të kësaj fushe.

“Ne duke respektuar ecurinë e këtij projektligji, kemi deponuar
projektligjin me rekomandime përkatëse dhe duke sqaruar pse mendojmë kështu. Ne
rekomandojmë që projektligji të jetë në përputhje me direktivat evropiane, që të
definohet licenca për ata që kanë dëshmi në fushën akademike”, tha ajo.

Rekomandimet e marra te këtij Projektligji do të dërgohen në Kuvendin e Kosovës, për t’u votuar në lexim të dytë.

Jepen rekomandime për themelimin e odës së arkitektëve dhe inxhinierëve, pritet të dërgohet në kuvend
Jepen rekomandime për themelimin e odës së arkitektëve dhe inxhinierëve, pritet të dërgohet në kuvend » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
No description available.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button