Lajmet e funditVendi

Ismaili: Qeveria ta mbrojë “Kosova Thëngjillin” dhe mos të lejoj 200 punëtorë të humbin vendin e punës

Sot ne raportimin e Ministres së Ekonomisë dhe “Kosova Thëngjillit” në Komision Parlamentar për Ekonomi, pati diskutim në lidhje me rentën minerare nga KEK-u për “Kosova Thëngjillin”.

Sipas Drejtuesit të “Kosova Thëngjillit”,
tarifa nga KEK-u ka bërë që Ferronikeli të furnizohet me thëngjill në Mal të Zi
dhe Serbi. Kjo nënkupton që mbi 200 punëtorë të “Kosova Thëngjillit”
rrezikojnë të humbin vendet e tyre të punës.

Me këtë rast, deputeti Uran Ismaili, njëherësh edhe
sekretar i PDK-se, theksoi se ministrja e Ekonomisë duhet që urgjentisht të
trajtoj këtë pabarazi të krijuar ndaj “Kosova Thëngjillit”.

Ai tha se Ligji për Rimëkëmbje është bërë që të
ndihmojë të gjithë në mënyrë të barabartë e jo disa të pasurohen e disa të
falimentojnë.

“Ligji për rimëkëmbje duhet të jetë i barabartë për të
gjithë, përfshirë KEK-un. Pasiviteti i Qeverisë rrezikon Kosova Thengjillin,
prandaj duhet të intervenohet. Nëse Qeveria nuk vepron, kjo kalon në abuzim e
jo veç pasivitet” tha Ismaili.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button