Lajmet e funditVendi

Ismaili nënshkruan zotimet: Deri në vitin 2024 do t’i zgjidhim problemet e Hajvalisë

Kandidati për kryetar të
Prishtinës, nga PDK-ja Uran Ismaili, ka nënshkruar zotimet konkrete për punët
që do t’i bëjë në Hajvali deri në vitin 2024, raporton Ekonomia Online.

Ndër premtimet e Ismailit për këtë zonë, janë krijimi i nënstacionit policor, ndriçimi i të gjitha rrugëve, ndërtimi i çerdheve etj.

“Edhe pse pjesë e pandashme e
Prishtinës, Hajvalia nuk është trajtuar si e tillë. Qendra e Kulturës nuk është
funksionale, ndërsa ajo e vjetra është e rrënuar dhe duket si gërmadhë. Në
Hajvali nuk ka asnjë park por shqetësimi më i madh i banorëve të Hajvalisë, është
legalizimi i dhjetëra pronave”.

“Shumë shtëpi, prona janë në
pritje të një zgjidhjeje pronësore, e ky është një kapital i vdekur që nuk mund
të shfrytëzohet nga banorët në të ardhmen. Hajvalisë i mungojnë çerdhet publike
që janë të rëndësishme, sepse iu mundëson prindërve të rinj, e sidomos grave që
të mund të hyjnë më shpejt në tregun e punës. Pra plani im është që të investoj
në të ardhmen”, tha ai.

Premtim tjetër sipas tij, është
edhe zgjerimin i rrugëve dhe trotuareve që lidhin Hajvalinë me Prishtinën.

“Nga ajo që kemi parë me
ekipin tim, rrugët dhe trotuaret që lidhin me Prishtinën, kanë nevojë për
zgjerim. Ky plan do ta integronte edhe më shumë Hajvalinë me Prishtinën, kurse
banorëve të lagjeve do t’u krijonte hapësirë për të ecur”.

“Mungojnë edhe stacionet e autobusëve
dhe rekreacionet sportive me bazë në komunitet”.

Ismaili tha se për zotimet e tij,
qytetarët mund ta mbajnë përgjegjës, raporton EO.

“Ne nuk kemi ardhur të
ankohemi, por kemi ardhur këtu me një listë zotimesh që ofrojnë zgjidhje
kryesore të lagjeve të Hajvalisë”.

“Këto zotime do të qëndrojnë mbi nënshkrimin
tim, si dëshmi e fjalës sime për të cilën mund të më mbani përgjegjës”, u
shpreh ai.

Ismaili nënshkruan zotimet: deri në vitin 2024 do t’i zgjidhim problemet e hajvalisë
Ismaili nënshkruan zotimet: deri në vitin 2024 do t’i zgjidhim problemet e hajvalisë » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button