Lajmet e funditVendi

Ismaili harton ligjin për rregullimin dhe uljen e çmimit të barnave, Vitia e falënderon

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se
kanë iniciuar Projektligjin për rregullimin e çmimeve të barnave,
raporton Ekonomia Online.

Sipas Ismalilit qytetarët gjatë pandemisë kanë
blerë barna me çmime shumëfish më të shtrenjta.

“Jemi në pandemi ku buxheti familjar po
tkurret. Po përballen me kosto të papërballueshme shëndetësore. Kam iniciuar
Ligjin për rregullimin e çmimit të barnave. Qytetarët gjatë pandemisë ilaçet  e 20 eurove gjatë pandemisë i blinin 200 a
300 euro. Qeveria Kurti 2 e ka lënë këtë ligj për fund vit” është shprehur ai.

Ismaili ka njoftuar se do të ia dorëzoj
ministrit Vitia një draft final të këtij ligji, në mënyrë që të ndalohet
abuzimi i qytetarëve me çmime të barnave.

“Duke parë tendencën për zvarritje po e marrë
për herë të dytë nismën. Qytetarët tanë kanë paguar 10 milionë euro më shtrenjtë
në vit. Blejnë më shtrenjtë se qytetarët në Shqipëri e Maqedoni. Çmimet ndryshojnë
natën e ditën, nga fshati e në qytet. Po e dorëzoj një draft final që të
ndalohet abuzimi i qytetarëve tanë”, ka shtuar ai.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pasi e
pranoi draft ligjin e hartuar nga Uran Ismaili, e falënderoi atë për punën e
bërë në këtë ligj, raporton EO.

“Pajtohem që çështja e rregullimit të barnave është
ndër më kryesorët. Faleminderit për draftin. Nga fillimi ne e kemi futur në
agjendë këtë ligj i cili do të rregullohet njëherë e përgjithmonë”.

:Faleminderit për bashkëpunimin. E kemi vullnetin  që këtë ta rregullojmë që ti vemi pikën abuzimit për çmimin e barnave”, i është përgjigjur ai Ismailit.

Ismaili harton ligjin për rregullimin dhe uljen e çmimit të barnave, vitia e falënderon
Ismaili harton ligjin për rregullimin dhe uljen e çmimit të barnave, vitia e falënderon » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Ismaili harton ligjin për rregullimin dhe uljen e çmimit të barnave, vitia e falënderon
Ismaili harton ligjin për rregullimin dhe uljen e çmimit të barnave, vitia e falënderon » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button