Lajmet e funditVendi

BE-ja do të investojë 2 milionë € në Janjevë, Szunyog e cilëson vend me rëndësi për turizmin

Bashkimi Evropian (BE), do të
investojë 2 milionë euro në rindërtimin e 14 shtëpive në Janjevë në mënyrë që të
ruhet trashëgimia kulturore në këtë vend, është zotuar shefi i këtij misioni, Tomas
Szunyog, raporton Ekonomia Online.

Madje ai u zotua se ky vend do të
jetë shembull i zhvillimit edhe për qytetet e tjera në vend.

“Kemi ardhur këtu që të
vizitojmë këtë pjesë, sepse është një vend i veçantë dhe multi-kulturor, dhe
kulturën këtu. E pamë për së afërmi situatën infrastrukturore dhe gjendjen e këtij
komuniteti dhe ne duam ta ruajmë këtë pjesë dhe këtë vend sepse kjo i jep rëndësi
turizmit të Kosovës”.

“…ne duam ta financojmë këtë
vend andaj planifikojmë të ndajmë 2 milionë euro që do ndahen nga vizita që
kemi bërë këtyre shtëpive dhe vendeve, nuk është larg Prishtinës dhe jemi të
gjithë bashkë në këtë projekt që Janjeva të bëhet shembull i zhvillimeve të
mira”, tha ai.

Ulrika Richardson, koordinatore e
OKB-së në Kosovë, tha se ky vend ka shumë potencial për zhvillim të turizmit,
sepse është vend atraktiv dhe se duhet që të investohet më shumë.

“Infrastruktura ka shumë rëndësi
dhe mbrojtjen e të gjitha aspekteve sepse ka shumë potenciale që e bëjnë Janjevën
e bukur dhe është një vend atraktiv dhe tërheqës”, tha Richardson.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë
dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se në këtë projekt parashihet që të rindërtohen
14 shtëpi.

“Patëm mundësi që të shihnim
Janjevën dhe të prezantojmë projektin e rindërtimit  të 14 shtëpive. Projekt i financuar nga BE-ja
dhe mendoj që me një trajtim të hollësishëm do të kishim një mbrojtje të mjedisit
shumë të mirë”, tha Aliu.

Kryetari i Komunës së Lipjanit,
Imri Ahmeti tha se zhvillimi i këtyre objekteve ka shumë rëndësi duke cilësuar
Janjevën një vend që ka monumente për të cilat ia vlen të investohet.

“Është kënaqësi që t’i ndërtojmë
këto objekte që do të ndikojnë në ruajtjen e këtyre monumenteve dhe u shprehim
gatishmërinë në të gjitha pikëpamjet që synimet të realizohen”, tha
Ahmeti.

Nora Arapi nga ministria e Kulturës,
tha se është e nevojshme të ruhen këto vende, raporton EO.

“Vlerat e këtyre monumenteve
duhet të ruhen me patjetër, andaj ne si ministri premtojmë që do kontribuojmë në
këtë projekt”, tha Arapi.

Be-ja do të investojë 2 milionë € në janjevë, szunyog e cilëson vend me rëndësi për turizmin
Be-ja do të investojë 2 milionë € në janjevë, szunyog e cilëson vend me rëndësi për turizmin » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button