Lajmet e funditVendi

Institucionet pa përgjigje për dezinformatat ruse që kanë shënjestër Kosovën

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të
Politikave (KIPRED) prezentoi punimin “Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike
Ruse dhe Dezinformatat Mediale, 1 qershor – 15 gusht 2021”, raporton Ekonomia
Online.

Sipas drejtorit të këtij instituti, Lulzim
Peci raporti tremujor ka analizuar deklarata dhe dezinformata nga shteti rus që
kanë pasur për shënjestër Kosovën.

Peci poashtu ka theksuar se të gjithë analizat
tregojnë qartë vazhdimësinë e synimeve të narrativave ruse për t’ia gërmuar
themelet shtetësisë së Kosovës.

Ai më tej ka vlerësuar se institucionet
kosovare nuk kanë bërë reagimin e duhur ndaj kësaj fushate që Rusia po bën, përmes
formave të ndryshme që ajo po zgjedhë.

Deklarata e plotë:

Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike Ruse
dhe Dezinformimi Medial – është një raport tremujor që synon t’i analizojë
deklaratat publike dhe publikimet të establishmentit të politikës së
jashtme të Rusisë, dhe veçoritë e lajmeve që përmbajnë dezinformata dhe
keqinformim që kanë për shënjestër Kosovën, të publikuara nga mediat
ruse në gjuhën angleze dhe serbe.

Ky punim konkludon se një moment shumë i
rëndësishëm në luftën diplomatike ruse kundër Kosovës do të krijohet
pas përfundimit të marrëveshjes për moratoriumin e Kosovës për të
aplikuar për anëtarësi në organizatat ndërkombëtare, dhe të fushatës
së Serbisë për çnjohjen e Kosovës, që ka përfunduar më 3 shtator 2021,
dhe kjo do të përputhet me hapjen e Sesionit të 76 të Asamblesë së
Përgjithshme të KB. Ky moment mund të shfrytëzohet nga Rusia për të punuar
bashkërisht me Serbinë për ta zbatuar një fushatë agresive për çnjohjen
e Kosovës gjatë zhvillimit të Sesionit dhe menjëherë pas tij.

Lidhur me këtë, analizat e 10 deklaratave,
të konferencave për shtyp, artikujve dhe të dokumenteve të tjerë të
establishmentit të politikës së jashtme ruse, të plasuara nga 1 qershori
deri më 15 gusht 2021, tregojnë qartë vazhdimësinë e synimeve të
narrativave për t’ia gërrmuar themelet shtetësisë së Kosovës dhe
angazhimit perëndimor në Kosovë dhe rajon, për t’i ndryshuar narrativat
për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, duke ia rrënuar kësisoj themelet
drejtësisë ndërkombëtare, për ta akuzuar Kosovën për shtypjen e serbëve
lokalë dhe të Kishës Ortodokse Serbe, dhe për mosrespektimin e
marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si
dhe për ta krahasuar rastin e Kosovës me atë të Krimesë. Këta narrativë
e strukturojnë luftën diplomatike të Rusisë kundër Kosovës.

Pos kësaj, analiza e veçorive të
përgjithshme e 96 artikujve me dezinformatave të botuara nga mediat me
origjinë në Rusi, tregojnë se ngjajshëm me ato të establishmentit të
politikës së jashtme të Moskës, ato kanë qenë kryesisht të përqendruara
në rrënimin e themeleve të legalitetit të shtetësisë dhe të sovranitetit
të Kosovës, në ndryshimin e narrativave të luftës dhe të krimeve të
luftës në ish- Jugosllavi, dhe në rrënimin e themeleve të kredibilitetit
të angazhimit Perëndimor në shtet-ndërtim dhe në dialogun
Prishtinë–Beograd, me përjashtim të Sputnik Serbia që një vëmendje të
veçantë në

dezinformata ia jap paraqitjes së komunitetit
serb dhe të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë si të shtypura dhe të kërcënuara.

Në këto rrethana, Qeveria e Kosovës, në
koordinim me partnerët e saj Perëndimorë, duhet të përgatitet mirë për
Sesionin vijues të Asamblesë së Përgjithshme të KB, me qëllim që ta
shmangë ndonjë tërheqjeje të papritur të ndonjë njohjeje. Në këtë
drejtim, Qeveria e Kosovës duhet t’u drejtohet anëtarëve të KB me një
dokument të përshtatshëm që i kundërvihet narrativave ruse dhe serbe
kundër shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës, dhe të bëjë fushatë për
njohjet e mëtutjeshme.

Ky moment është posaçërisht i
rëndësishëm për shkak të faktit që çdo njohje apo çnjohje e
mëtutjeshme e Kosovës do të ketë një ndikim serioz në procesin e dialogut
me Serbinë, duke patur parasysh që kjo do të ndikojë në mënyrë të
konsiderueshme në forcën e pozitave së çdonjërit prej tyre.

Institucionet pa përgjigje për dezinformatat ruse që kanë shënjestër kosovën
Institucionet pa përgjigje për dezinformatat ruse që kanë shënjestër kosovën » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button