Lajmet e funditVendi

Iniciativa për ndryshimin e TVSH-së, ekspertët: Ligji të ndryshohet rrënjësisht, jo sa për sy e faqe

Partia Demokratike e Kosovës javë më parë ka deponuar iniciativën ligjore për ndryshime në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), në mënyrë që të ketë lehtësira për sektorin privat. E sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike ky Ligj duhet të ndryshojë vetëm nëse është në dobi të sektorit privat dhe jo vetëm sa për sy e faqe.

Ata pohojnë se duhet të ketë një komunikim
digjital ndërmjet ATK-së , Doganës dhe Policisë kufitare, e në rast se kjo
nuk ndodhë atëherë do krijohet evazion dhe korrupsioni do të jetë i
pranishëm.

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës,
Safet Gërxhaliu, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se
ndryshimi i Ligjit për TVSH-në ka qenë kërkesës e kahmotshme, e që nëse
kjo kërkesë e PDK-së miratohet në Kuvend, do të krijonte një frymëmarrje
të lehtë për sektorin privat.

 “Besoj që është një kërkesë e
kaharshne e sektorit privat që të mos paguhen obligimet për import në kufi
por të barten në brendi. E tëra kjo është një mundësi që do të
ndikonte te afarizmi i sektorit privat sepse përpos asaj që i paguajnë
obligimet ndaj prodhuesit ata me automatizëm kur të hyjnë këto produkte në
Kosovë ata duhet të paguajnë edhe tatimin në vlerën e shtuar dhe obligimet
e tjera të transportit është një barr për sektorin privat, dhe nëse një
ide e tillë do të miratohet në parlamentin e Kosovës duhet të jetë një
frymëmarrje e re për sektorin privat”.

Por për t’u implementuar ky Ligj, Gërxhaliu
thotë se duhet të ndodhin investime në infrastrukturë informacioni.

“Mirëpo duhet të kuptohet që duhet të
kemi digjitalizim, duhet të kemi nië fiskalizim të mirëfilltë sepse edhe
më tutje Kosova nuk e ka të përfunduar procesin e fiskalizimit dhe në
qoftëse nuk ka një komunikim digjital ndërmjet ATK-së, Doganës së
Kosovës dhe Policisë kufitare atëherë nëse kjo nuk ndodh prapë do të kemi evazion, do të kemi korrupsion, prandaj
besoj që implementimi i saj është shumë me rëndësi por që të
implementohet një ide e tillë duhet investime në infrastrukturë
informacioni. Kjo ka të bëjë edhe me uljen e pragut të vlerës së shtuar
në produktet e shportës së qytetarëve, në ketë drejtim çdo hap duhet të
duartrokitje”.

“Duhet të jetë një frymëmarrje që
kishte me pas efekte pozitive në të bërit biznes, por në veçanti lehtësi
për sektorin privat”, tha ai për EO.

Por ndryshe mendon drejtori ekzekutiv në
Këshillin e Investitorëve Evropianë në Kosovë, Emrush Ujkani.

Ai thotë që PDK-ja duhet ta ketë qasjen më
përmbajtësore karshi kësaj kërkese, në mënyrë që të ketë një Ligj
të ri nga fillimi dhe jo vetëm “kozmetikisht”.

“Nevoja për ndryshimin e legjislacionit
është që duhet të rrjedhë vetvetiu dhe ne jemi të interesuar që ky Ligj
të ndryshojë por që të mos jetë vetëm çështje kozmetike. Së paku disa
nga informacionet përkojnë më tepër me karakterin e ndryshimit kozmetik se
sa përmbajtësor. PDK ka të drejtë, dhe ata duhet ta kenë qasjen më
përmbajtësore dhe që ky Ligj për tej asaj që të ketë një amandamentim
të jetë një ligj i ri nga fillimi”.

Ujkani nuk po e konsideron të domosdoshme
këtë ndryshim, e që sipas tij kjo do të duhej të ndodhë vetëm për
ndonjë arsye të madhe. Por, ai thotë se do të mbështesin çdo iniciativë
që është në dobi të sektorit privat.

“Ligji për TVSH nuk është diçka që
nuk është më së miri është legjislacion që ofron kushte të mira për
të bërë biznes, por edhe për ata që janë të interesuar që t’i kryejnë
obligimet e veta në raport me shtetin. Unë nuk e shoh si të domosdoshme
ndryshimin e këtij legjislacioni vetëm nëse ka ndonjë arsye të madhe dhe e
cila shkon në favor të atij se çka është sektor privat”.

“ne do të mbështesim çdo iniciativë
nëse ka ndryshim në përmbajtje në interes të sektorit privat e jo të
atyre iniciativave që janë të karakterit kozmetik. Nëse ka rritje të
vlerave unë mendoj që nuk do ‘ti kontribuon uljes”.

Megjithatë, Ujkani nuk është optimist se
kjo kërkesë e PDK-së do të marr mbështetjen edhe nga mazhoranca, pasi që
sipas tij pozita nuk është e interesuar.

“Unë gjykoj qe ajo vjen nga një parti
opozitare që nuk i ka numrat dhe nëse mazhornaca nuk ka interes dhe unë nuk
besoj që ka interes tash për tash atëherë mundësitë për të kaluar janë
shumë të vogla, nëse një iniciativë është mirë e menduar dhe nënunteres
të sektorit privat në si këshill do ta mbështesim”.

Deri në vitin 2015, TVSH-ja, ka qenë 16 për
qind. Ndërkaq, nga viti 2015, në Kosovë janë të përcaktuara dy norma të
TVSH-së: norma standarde 18 për qind dhe norma e reduktuar 8 për qind.

Disa nga shërbimet dhe mallrat që tatohen me 8 për qind në Kosovë janë faturat e shpenzuara të ujit, ato të energjisë elektrike dhe të ngrohjes, pastaj prodhimet nga drithërat dhe qumështi, vajrat për gatim e të tjera.

Iniciativa për ndryshimin e tvsh-së, ekspertët: ligji të ndryshohet rrënjësisht, jo sa për sy e faqe
Iniciativa për ndryshimin e tvsh-së, ekspertët: ligji të ndryshohet rrënjësisht, jo sa për sy e faqe » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Iniciativa për ndryshimin e tvsh-së, ekspertët: ligji të ndryshohet rrënjësisht, jo sa për sy e faqe
Iniciativa për ndryshimin e tvsh-së, ekspertët: ligji të ndryshohet rrënjësisht, jo sa për sy e faqe » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button