Lajmet e funditVendi

Ibrahimi thotë se do të rritet çmimi i rrymës: Refuzuan gazin, kostoja e madhe për qytetarët

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Ilir Ibrahimi, tha se priten të rriten çmimet e faturave të rrymës, për shkak se pritet të rritet kostoja e importit të energjisë elektrike.

Postimi i plotë:

Çmimet e importit të energjisë elektrike këtë
vit pritet të jenë trefish më të larta se në 5-6 vitet e fundit.

Kosova importon sepse nuk prodhon mjaftueshëm
për kërkesën e konsumit vendor.

Kjo rritje sipas një kalkulimi të thjesht do
të rris çmimin e faturave të konsumatorëve nga 40-50%.

Si do të ndikojë kjo në ekonominë kosovare?

Si do të ndikojë në familjet kosovare?

Ndërkohë që me një lehtësi të frikshme i themi
jo projektit të gazsjellësit, askush nuk po del të japë alternativa e as të
diskutojë këto zhvillime që do ta prekin çdo qytetar e çdo familje.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button