Lajmet e funditVendi

Ibishi për hapjen e arkivave: Serbia bën obstruksione të tilla dhe s’jep asgjë, do të dalim humbës

Deklarata e
zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi se janë pajtuar me Serbinë për
hapjen e arkivave shtetërore, përfshirë edhe ato të UÇK-së, nxiti reagime të
ashpra në Kosovë. Shumica e reagimeve kishin të bënin me faktin që UÇK nuk ka
arkiva pasi që ka zhvilluar luftë çlirimtare.

Ish-ushtaraku,
Nuredin Ibishi i njohur me nofkën “Komandant Leka”, po e sheh si hap të
ngutshëm deklaratën e Bislimit për këtë proces.

Ibishi thotë se kjo
temë është e ndishme dhe çdo herë sipas tij, Serbia ka bërë obstruksione të
tilla.

“Ne nuk e kemi
situatën siç e kanë shtetet e ish-Jugosllavisë, e të cilat e kanë pasur një
kontuinitet në mbajtjen e arkiva, pra ne jemi të vonshëm në këtë situatë, siç
është krijimi i Inteligjencës Kosovare por edhe vet sistemit të arkivimit apo
klasifikimit të dokumentacionit. Gjithsesi më duket hap i ngutshëm i Qeverisë
dhe duhet menduar shumë për këtë. Është një çështje shumë e ndishme dhe duhet
të merret me seriozitet se Serbia bën obstruksione të tilla dhe nuk jep
asgjë”.

“Ne nuk kemi
bërë aq shumë që t’i kem në mënyrë të veçantë këto arkivat të sistemuara ashtu
siç duhet. Mendoj se në raport me serbët, mendoj se është një hap i ngutshëm
sepse pala serbe shumë merr, e asgjë nuk japin si kundërshërbim”, thotë
Ibishi për EO.

Në një intervistë
për Ekonomia Online, Ibishi thotë se Serbia do të jetë e përgatitur në hapjen e
arkivave të tyre, njëjtë siç ndodhi me kërkesën e palës kosovare për dhënien e
dokumentacioneve kadastrale.

“Unë besoj se
pala serbe është shumë e përgatitur në atë se çka do të hap prej atyre arkiva,
e pala kosovare zakonisht i hap të gjitha. Njëjtë ka ndodhur edhe me dokumente
civile dhe me dokumentacionet kadastrale, dhe kemi parë se çfarë gabime fatale
kemi bërë në fazën e bisedimeve. Pra mendoj që ne nuk kemi ekpsertë të fushës
që munden me kompetencë të hyjnë në këto bisedime, sidomos me Serbinë ku ka të
bëjë me këmbimin e materiale arkivore”, u shpreh ai.

E krejt kjo sipas Ibishit
po bëhet për të fituar kohë nga ana e Serbisë, megjithatë, thotë se qasja e
institucioneve kosovare në këtë temë do të jetë humbje për Kosovën.

Ai pohon se
përfundimisht Kosova është në disfavor në këtë proces, teksa se do të dalim
humbës si në proceset e kaluara.

“Serbia
përherë ka bërë zvarritje të procesit të njohjes, që të fitojë favore, dhe në
këtë rast do të veprojë njëjtë. Mendoj se kjo është joserioze dhe e papjekur
nga ana e Qeverisë sonë, të hyjë në këso hapash dhe e përgatitur ad-hoc…, pra
çdo herë Kosova do të dalë humbëse në raport me Kosovën e cila do të shkojë në
mënyrë selektive dhe atë do ta jap atë që dihet edhe në opinion, e që janë
gjykuar proceset. Jemi përfundimisht në disfavorshëm në këtë proces, dhe do të
dalim humbës si në proceset e kaluara”, u shpreh ai.

Të enjten zëvendësi
i Kurtit, Besnik Bislimi, ka thënë se është dakorduar me palën serbe që të
hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me
UÇK-në, raporton EO.

Ibishi për hapjen e arkivave: serbia bën obstruksione të tilla dhe s’jep asgjë, do të dalim humbës
Ibishi për hapjen e arkivave: serbia bën obstruksione të tilla dhe s’jep asgjë, do të dalim humbës » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button