Lajmet e funditVendi

Hyseni: Qeveria gënjeu për reciprocitetin, e la Kosovën në plan të dytë duke u marrë me Shqipërinë

Partia Socialdemokrate (PSD) po e konsideron si gënjeshtër të parë zotimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë gjatë fushatës zgjedhore se reciprociteti karshi Serbisë do të jetë çështje javësh. Ndërsa tash janë bërë një muaj prej formimit të qeverisë, e që ende për reciprocitet nuk ka vendosur ekzekutivi, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i kryesisë së PSD-së, Zgjim Hyseni, në një
intervistë për Ekonomia Online tha se Qeveria do të shkojë në dialog pa asnjë
kusht, e që sipas tij kjo është heqje dore prej qëndrimeve të mëparshme.

“Sa i përket dialogut me Serbinë tash mundemi me thënë
se jemi në ditën kur mund themi që kemi të bëjmë me gënjeshtrën e parë të Qeverisë
ose mund të themi se jemi në ditën se ka kaluar afati i asaj që qeveria vetë e
ka premtuar në fushatën zgjedhore dhe nëse e mbani mend vetë Kurti ka thënë se
çështja e reciprocitetit është çështje javësh dhe jo muajsh sot ka kaluar një muaj prej se është
formuar Qeveria dhe nuk kemi. Qeveria ka me shkuar në dialog pa asnjë kusht që
është heqje dorë prej qëndrimeve të mëparshme”.

Hyseni ka pasur kritika të vazhdueshme për Qeverinë sa i
përket menaxhimit të situatës me Coronavirus në vend. Ai tha se është treguar
mungesë e konsideratës njerëzore ndaj popullit, kur në momentin kur ka pasur
shtrëngim të masave pjesëtarë të qeverisë janë parë në Shqipëri duke bërë
fushatë, e që sipas tij Qeveria e ka lënë Kosovën në plan të dytë.

“Menaxhimi i situatës me pandeminë prej qeverisë aktuale
ka shpërfaq shumë papërgjegjësi edhe në politika tërësish të gabuara dhe nëse e
shohim mënyrën se si janë vendour masat dhe si u hoqën pastaj kjo tregon se
masat kanë qenë pa një lloj lidhjeje me objektin e çështjes dhe pastaj mënyra
se si u hoqën masat dhe arsyeja e heqjes së masave lidhet me marrëdhënien me
opinionin publik, pra Qeveria aktuale më shumë ka folur karshi disponimit të
qytetarëve sesa gjendjes reale të shëndetit publik. Për këtë gjendje dhe rritje
të numrit të infektuarve ka një lidhje kauzale me fushatën zgjedhore, shtoja
kësaj pastaj që këta kanë treguar mungesë totale të konsideratës njerëzore të
momentin kur janë vendosur masat e rrepëta dhe i kemi parë të angazhuar në
Shqipëri, këta e kanë lënë Kosovën në plan të dytë”.

“…ne nuk jemi të çuditur për mënyrën se si janë sjellë
këta karshi medieve kur ata shpërfaqën papërgjegjësi dhe shtyrje të lidhjes së
kontratave dhe ne prej fillimit kemi thënë se një prej problemeve që ka me
pasur Kosova që vjen si derivatë i një lloj ideologji që prodhon autoritarizëm
dhe një prej problemeve që kemi me pasur edhe liria e shprehjes”, tha ai
për EO.

Hyseni ka folur edhe për koncept dokumentin për konfiskimin
e pasurisë së pajustifikueshme që Qeveria miratoi javën që shkojë, e që sipas
tij kjo është simptomë e devijimit.

“Kjo i tregon shenjat e para se çka prodhon një
ideologji që është vetë kombinim që hala nuk e dimë taman se cilat kanë me qenë
shpërfaqjet konkrete të kësaj amallgame ideologjike që është në njërën anë bolshevizëm
por pa kontekst historik dhe në anën tjetër një lloj popullizmi që është
prezent tërë kohën”.

“Ne kemi thënë edhe më herët se kur lufta anti-korrupsion
bëhet kauza kryesore prej planit ideologjik kjo veç është simptom për një llojë
devijimi të caktuar dhe lufta anti-korrupsion është mënyrë vetëm si mos me fol
për ekonomi. Kur e analizojmë vetë koncept dokumentin se e kemi parë dhe e kemi
lexuar këtu vërehen disa gjëra së pari Qeveria përmes atij koncept dokumenti
planifikon që Agjenicsë së re e cila ka me gjërmua pasurinë e zyrtarëve publik
por edhe qytetarëve në një far mënyrë po merr ingerenca që janë anti-kushtetuse,
ku thuhet që kjo Agjenci duhet me monitoru stilin e jetesës së zyrtarëve publik
dhe me marr informata”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button