Lajmet e funditVendi

Hoxhaj për 11 shtator: Kosova gjithmonë përkrah ShBA-së në luftën kundër terrorizmit

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka kujtuar viktimat e 11 shtatorit, duke thënë se Kosova është gjithmonë partnere me SHBA-në në luftën kundër terrorizmit.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se 11 shtatori do të mbetet gjithmonë një datë e dhimbjes dhe një datë e kthesës historike. 

“Në kujtesën e botës së qytetëruar, 11 shtatori do të mbetet gjithmonë një datë e dhimbjes dhe një datë e kthesës historike, me ç’rast bota u bashkua kundër të keqes, në luftë kundër terrorizmit.”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai ka thënë se me 11 shtator u dëshmua se kur të gjithë bashkohen me idealin e lirisë, paqes e sigurisë globale, e keqja nuk mund të triumfojë asnjëherë!

“Populli i Kosovës ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan! E Kosova gjithmonë partnere me SHBA-në në luftën kundër terrorizmit. Nderime për viktimat e 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA! “, përfundon statusin Enver Hoxha

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button