Lajmet e funditVendi

Hoxhaj: Asnjëherë nuk e kam menduar se Qeveria do të legjitimonte gënjeshtrat e Serbisë

Ish-udhëheqësi i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës sot ka legjitimuar gënjeshtrat e Serbisë, sipas tij, duke i ngjallur fantamzat serbe kinse për arkiva të UÇK-së.

Hoxhaj në ‘Facebook’, ka shkruar se ky veprim i qeverisë është barazim i viktmës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe.

Sipas tij, gabimet e Qeverisë Kurti në politikën e Jashtme janë të përmasave alarmante.

Postimi i plotë:

As në ëndrrën time më të keqe nuk kam menduar se do ta përjetoj këtë ditë, kur Qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke i ngjallur fantamzat serbe kinse për arkiva të UÇK-së. Kjo është barazim i viktmës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe!
Gabimet e Qeverisë Kurti në politikën e Jashtme janë të përmasave alarmante, duke rrezikuar seriozisht trashëgiminë e luftës sonë çlirimtare dhe shtetësinë tonë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button