Lajmet e funditVendi

Hoti: Së shpejti, LDK-ja do të kthehet në krye të Qeverisë

Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, po paralajmëron se partia që drejton Lumir Abdixhiku shumë shpejt do të rikthehet në krye të Qeverisë.

Një gjë të tillë Hoti e thotë duke argumentuar me rezultatin e zgjedhjeve lokale, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje fitoi vetëm 4 komuna dhe doli keq krahasuar me rezultatin e 14 shkurtit.

Hoti thotë se ajo çfarë ka ndodhur në zgjedhjet lokale është një sinjal që qytetarët e duan në krye të Qeverisë, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Në asnjë qeveri nuk ka ndodhur që për pak muaj të humbin kaq shumë vota. Dhe ky rezultat na bënë të besojmë e shpresojmë se për një kohë shumë të shkurtër LDK do të kthehet në krye të Qeverisë”, vlerësoi ai në një intervistë për “Blic”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button