Lajmet e funditVendi

Hoti-Kurtit: A e cenon sovranitetin e Kosovës marrëveshja e Washingtonit?

Ish-kryeministri Avdullah Hoti tha se
marrëveshja e Washingtonit është shumë e rëndësishme për Kosovën, raporton
Ekonomia Online.

Ai ka kritikuar Qeverinë për kundërshtimin e
marrëveshjes duke kërkuar nga Qeveria që të deklarohet nëse kjo marrëveshje e
cenon sovranitetin e Kosovës.

Hoti konfirmoi se do të kërkojnë debat
parlamentar lidhur me veprimet e Qeverisë.

“Kjo marrëveshje është kritikuar nga të gjitha
partitë opozitare atëherë me argumente të paqëndrueshme, me motive politike jo
fisnike thjesht për të rritur militantizmin e verbër politik të përkrahësve të
tyre. Një pjesë e asaj opozite tash është në Qeveri dhe duke qene në Qeveri ne
presim që të tregohet maturi më e madhe politike karshi çështjeve të rëndësisë
shtetërore”.

“Qeveria ka pranuar studimin e fizibilitetit
për Liqenin e Ujmanit. Ka qenë absurde atëherë të deklarohet se kjo marrëveshje
e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë cenon sovranitetin e Kosovës. Unë pres
deklarim të qartë nga Qeveria në pyetjen se a e cenon sovranitetin e Kosovës
studimi i fezibilitetit për Liqenin e Ujmanit e përgatitur nga mbrojtësi më i
madh i sovranitetit të Kosovës”.

“E udhës do të ishte të kërkohej falje, ju
pata thënë atëherë të mos nguten por edhe tash ju them. Administrata e
presidentit amerikan e ka konfirmuar se do të vazhdojë të realizojë këtë
marrëveshje. Këta që janë në qeveri i ftoj që të kujdesen për realizimin e
projekteve të kësaj marrëveshje, ndryshe ju garantoj se nuk e kanë gjatë në
qeveri sikurse nuk e kanë pasur vitin e kaluar”.

Hoti-kurtit: a e cenon sovranitetin e kosovës marrëveshja e washingtonit?
Hoti-kurtit: a e cenon sovranitetin e kosovës marrëveshja e washingtonit? » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button