Lajmet e funditVendi

Hekuran Murati pranon detyrën e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve

Ish-ministri i Financave, Agim Krasniqi, ia ka dorëzuar sot detyrën e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit.

Sipas MF’së, Murati e ka falenderuar ministrin në largim Agim Krasniqi për pritjen, punën dhe kontributin e dhënë deri më tani.

Tutje, Murati ka thënë se duke pas parasysh programin e Qeverisë, fuzionimin e dy ministrive në një si dhe implementimin e programit në luftën kundër pandemisë COVID19, i presin punë të mëdha.

Njoftimi i plotë i MF’së:

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati pranoi zyrtarisht detyrën e ministrit Ministri në detyrë i Financave Agim Krasniqi. Gjatë pranimit të detyrës Ministri Murati theksoi se është nder dhe përgjegjësi e madhe që të jesh ministër i një dikasteri shumë të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, ku edhe na presin punë dhe obligime të mëdha dhe se jam i bindur që së bashku me stafin e kësaj ministrie do ja dalim të realizojmë programin e Qeverisë Kurti.

Ministri Hekuran Murati e falënderoi ministrin në largim Agim Krasniqi për pritjen, punën dhe kontributin e dhënë deri më tani dhe theksoi se ndihet më i sigurt në hapat në vazhdim pasi që në kuadër të MF-së gjithherë ka pasur dhe ka njerëz të përgatitur dhe të përgjegjshëm për punë.

Ai gjithashtu theksoi se duke pasur parasysh programin e Qeverisë, fuzionimin e dy ministrive në një si dhe implementimin e programit në luftën kundër pandemisë COVID19, na presin punë të mëdha.

Ndërsa Ministri në detyrë Agim Krasniqi e uroi ministrin e ri Hekuran Murati për pozitën e re dhe theksoi se aktualisht kemi një siguri të madhe sa i përket gjendjes financiare të shtetit të Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button