Lajmet e funditVendi

Hasani: Nëse nuk zgjedhet presidenti brenda afatit atëherë shkatërrohet institucioni i presidentit

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, vlerëson se Kushtetuta e Kosovës e përcakton që pas Vjosa Osmanit nuk mund të ketë edhe një ushtrues të detyrës së Presidentit të Kosovës.

“S’mund të ketë ushtrues të detyrës së ushtruesit të detyrës”, është shprehur Hasani.

Ai ka thënë se vendi duhet të bëhet me president, kur bëhen gjashtë muaj nga dorëheqja e Hashim Thaçit nga kjo pozitë, përndryshe sipas tij vendi do të kthehet më 17 shkurt 2008.

“Shkatërrohet institucioni i presidentit [nëse nuk zgjedhjet presidenti]. S’ka presidencë dhe kapërcehet në vitin zero – në ditën e shpalljes së pavarësisë”.

“Sot nuk ke president. Kushtetuta nuk e thotë që ushtruesi i detyrës së presidentit e nominon mandatarin për formimin e qeverisë. Sot nuk e ke atë që dominon mandatarin. Kur të kapërcen gjashtëmujori, nuk ke më ushtrues detyre dhe ke mbet pa presidenti”, thotë Hasani në Rubikon, shkruan Klan Kosova.

Ai ka thënë se në këtë rast vendi nuk shkon automatikisht në zgjedhje të reja.

“Jo nuk shkojmë në zgjedhje të reja. Shkuarja në zgjedhje… nuk ke as president dhe je në vitin zero. S’ka kush e mandaton kryeministrin. Me këtë Serbisë i tregojmë se jemi të paqeverisshëm, atë që e kanë thënë gjithmonë. Je shtet i dështuar, nëse nuk keni mundësi t’i konstituosh organet”, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button