Lajmet e funditVendi

Haradinaj në Kuvendin e AAK-së në Obiliq: Kur mungon ndershmëria të gjitha të tjerat janë të diskutueshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Obiliq, është duke e mbajtur Kuvendin, që do të zgjedh organet e reja të Aleancës në këtë komunë.

Ky Kuvend është i pari që mbahet pas dorëheqjes së ish-kryetarit dhe shumicës së kryesisë së Degës. Përkundër pretendimeve se Aleanca në Obiliq nuk ka degë funksionale, Kuvendi si duket po rrjedh shumë mirë.

Në hapjen e punimeve të Kuvendit, delegatëve iu drejtua Kryetari i AAK-së z.Ramush Haradinaj.

Ai iu tha delegatëve se situata në Obiliq nuk është e lehtë dhe se ata nuk po bëjnë vetëm politikë por edhe drejtësi për shkak se kishin mision mjaft të vështirë për të rikthyer Aleancën në interes të qytetarëve të Obliqit, pas largimit të atyre që i’u dikur iu besuam.

“Ju po bëni drejtësi për shkak se kjo i’u shkaktojë shumë pasoja politike por edhe në aspektin logjistik e financiar dhe të mundësive, edhe në zgjedhjet nacionale ishte një kohë e vështirë për Aleancën, pra nuk ishin të lehta ato zgjedhje që shkuan, pastaj edhe obligimet e shumta, e në një periudhë mjaftë të vështirë të rrugëtimit të mëtejmë, ndodhi ajo krisja shumë më e rëndë pastaj, largimi apo vendimet që u morën në Aleancë në Obiliq”.

“Fillimisht dua të shpreh falënderim për cilindo prej jush që keni vazhduar me Aleancën dhe që vazhdoni t’i besoni Aleancës në Obiliq. Unë gjatë udhëtimit politik nuk e kam zgjedhë rrugën e mashtrimit, nuk e kam zgjedhë rrugën e premtimeve që nuk qëndrojnë, çdo herë e kam zgjedhë të vërtetën”.

Haradinaj theksoi se ishte viti 2019 kur Aleanca veçse kishte filluar ngritjen dhe rrugëtimin e saj drejtë fitores por që ishte Haga ajo e cila pamundësoi punën e Aleancës për vendin.

Tutje Haradinaj u shpreh se Aleanca asnjëherë nuk i ka premtuar popullit atë që nuk kanë besuar ata vet.

“Atë që unë kam besu, atë ja kam thënë popullit, unë kam besu se Obiliqi i cili e ka KEK-un e i cili furnizon krejt Kosovën me energji atëherë fillimisht duhet ti drejtojë qytetarët e Obiliqit, me i bërë status të veçantë, me i bërë trajtim të veçantë sepse furnizohet krejt Kosova me energji por rrezikohet shëndeti i qytetarëve, jeni të rrezikuar gjatë gjithë jetës dhe jo vetëm nga ndotja por nga gjitha proceset e një gjiganti të tillë ekonomik sikurse është KEK-u”.

Ai tha se kjo ishte arsyeja që kur ka ardhur momenti i implementimit të ligjit për Obiliqin, i kam marrë gjitha veprimet që të ndodh, që t’i kthehemi qytetarëve.

Më tej ai tha se në punësim duhet të ketë kriter qytetarët e Obiliqit dhe se këtë e them çdo kund jo vetëm këtu sepse duhet të kenë përparësi për punësim qytetarët e Obiliqit.

Haradinaj tha se Kosova duhet forcuar, duke bërë të ditur se ne qeverisjen e tij është formuar ushtria pa negociata dhe është kryer Trepça pa negociata dhe se janë kaluara shumë vështirësi tjera pa dal rrugëve për të rrëzuar kamionë por momentin që është dashtë është bërë taksa 100% për Serbinë duke treguar që nuk lejohet që të nëpërkëmbët shteti i Kosovës.

“Puna juaj si Aleancë do dal në dritë por do dal në dritë për qytetarët e Obiliqit, sado që ndoshta sot nuk e ndjeni fuqinë e mjaftueshme por vazhdoni të besoni në vete, vazhdoni të besoni në atë që keni besuar gjithmonë se puna juaj do dal në dritë, ju do jeni të dobishëm për Obiliqin, për qytetarët e Obiliqit e për gjithë ata që duan të bashkëpunojnë me ju”.

“Veçanërisht ju do shquheni si ata që nuk u lëkundën në kohë kur të tjerët e bënë, do mbetet në nderin e juaj në vazhdimësi të rrugëtimit, do jeni ata që mbetët besnik që mbajtët drejtimin e juaj qoft edhe me pasoja apo nëpërkëmbje ose me vështirësitë në të cilat keni hasur.”

Për fund Haradinaj tha se gjithçka që duhet është ndershmëria e nëse mungon ndershmëria apo e vërteta gjitha vlerat e tjera janë të diskutueshme.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button