Lajmet e funditVendi

Haradinaj merr pjesë në konstituimin e Kryesisë së re të Aleancës në Pejë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka marrë pjesë në në konstituimin e Kryesisë së re të Aleancës në Pejë

Haradinaj përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se ka takuar njerëz të përkushtuar dhe energjikë, që e dojnë Pejën dhe janë të gatshëm të marrin përgjegjësi për një qeverisje që e meriton komuna e tyre.

“Energjia e fitores reflektonte nga të gjithë anëtarët e kryesisë së re të Aleancës, të prirë nga kryetari Arbër Grabovci”, ka shkruar Haradinaj.

“Intelektualë të shquar, aktivistë të sinqertë, atdhetarë e qytetarë të ndershëm, po bashkohen rreth vizionit të Aleancës për një Pejë, siç e meritojnë qytetarët e saj”, ka vazhduar tutje ai.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button