Lajmet e funditVendi

Haradinaj nga Malisheva: Kastriot Berisha është udhëheqës i dëshmuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një video deklarate, iu është drejtuar qytetarëve të Malishevës për zgjedhjet e 17 tetorit.

Haradinaj e cilësoi si fat të madh njohjen me qytetarët e Malishevës në ditët më të vështira, në luftën për liri. 

‘’Përjetë do t’ju jem mirënjohës për kontributin tuaj në luftën për liri’’, tha ai. 

Kreu i Aleancës e ka cilësuar kandidatin për kryetar të Malishevës, Kastriot Berishën, të birin e heroit të kombit Hamdi Berisha si udhëheqës të dëshmuar dhe sipërmarrës I zoti.

‘’Jeta jonë po vazhdon, tash është koha e zhvillimit, tash jemi me brezin tjetër, me djalin e Hamdiut, Kastriotin, një udhëheqës I dëshmuar, një sipërmarrës I zoti, kandidati ynë për kryetar të Malishevës. Kemie dhe një program të mire që e kanë punu me kujdes një listë të asambleisteve dhe asambleistëve të zotë. E kam për nder të kërkoj votën tuaj me 17 tetor për AAK, me numrin121, me Kastriot Berishën, kandidat për kryetar dhe listen për asamble,’’ përfundon Haradinaj.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button