Lajmet e funditVendi

Haradinaj për arkivin e UÇK-së: Heroizmi dhe atdhedashuria do të ruhen brez pas brezi

Ish-Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vizituar Gani Mehmetaj, një nga luftëtarët e dalluar të kësaj zone, që është duke lënguar nga një sëmundje e rëndë. 

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Ganiu dhe familja e tij, kanë strehuar dhe ushqyer luftëtarët e lirisë, me një dashuri e respekt të jashtëzakonshëm. 

“Baca Gani me pushkë në krah, bashkë me familjen e tij,  strehuan, ushqyen, lanë e ndërruan luftëtarët e lirisë, me respekt e dashuri sikur të ishin fëmijët e tyre. Derisa ai lëngon tash e sa muaj, duke u përballur me vdekjen, sytë e tij ruajnë shkëlqimin e luftëtarit.”, ka shkruar Haradinaj.
Ish-komandanti i  UÇK-së ka theksuar se “arkivi” i përfolur ditëve të fundit, ruhet nga mijëra bashkëluftëtarë. 

“Ganiu dhe mijëra bashkëluftëtarë janë arkivi që ruan kujtimet e ditëve të lavdisë. Storiet e tyre do të mbesin të gjalla dhe do të bartin heroizmin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atdhedashurinë brez pas brezi.”, ka përmbyllur shkrimin e tij Haradinaj.

Ndryshe, qeveria e Kosovës ka marrë obligime në Bruksel se do ta hap “Arkivin e  UÇK-së”, por ish udhëheqësit e kësaj ushtrie e cila kreu misionin suksesshëm me fitore kundër okupimit serb e jugosllav, as nuk e kanë idenë se për çfarë arkivi e kanë fjalën pushtetarët, duke akuzuar këta të fundit se po i bëjnë favore politikës shoviniste të Serbisë karshi Kosovës.  

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button