Lajmet e funditVendi

Haradinaj: Akoma s’janë vendosur gurët në kufirin me Malin e Zi, të formohet Komisioni

Në pjesën e deklarimeve jashtë
rendit të ditës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka propozuar Qeverisë
që të formojë sa më parë Komisionin për shënjimin e kufirit, raporton
Ekonomia Online.

Ai tha se akoma nuk janë vendosur
gurët në kufirin Kosovë-Mali i Zi, dhe kjo gjë duhet të bëhet.

“I porpozoj Qeverisë së re,
ndoshta nga mospërvoja. Së pari Qeveria duhet ta formojë komisionin
shtetëror për shënjimin e kufirit, është veprimi i parë që duhet bërë,
ky komision duhet me qenë funksional. Ju përkrahim si alencë, qoftë me
ekpertizë, e kemi përkrah edhe në të kaluarën”, tha Haradinaj në Kuvend.

“Ende nuk janë qitë gurtë Kosovë-Mali i Zi. Komisioni duhet të krijohet. Mos harroni ky parlament ka hy në obligim me i zbatuar të gjeturat e komisionit shtetëror, të votuar në këtë parlament”, u shpreh ai ndër të tjera.

Haradinaj: akoma s’janë vendosur gurët në kufirin me malin e zi, të formohet komisioni
Haradinaj: akoma s’janë vendosur gurët në kufirin me malin e zi, të formohet komisioni » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button