Lajmet e funditVendi

Hapja e arkivave të UÇK-së, Miftaraj: Thikë pas shpine për ata që po gjykohen në Hagë, rrezikohet dialogu

Deklarata për hapjen e arkivave që
kanë të bëjnë me UÇK-në, është një thikë pas shpine ndaj të gjithë personave që
ndodhen në paraburgim në Hagë dhe ndaj atyre ndaj të cilëve mund të ngriten
aktakuza, i tha Ekonomia Online, Efat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës
për Drejtësi.

Miftaraj thekson se
zëvendëskryeministri Besnik Bisilimi e ka shtrembëruar një të vërtetë duke
përçuar mesazh te pala serbe se Kosova ka pasur arkiv dhe UÇK-ja ka qenë një
ushtri e rregullt dhe ka arkivuar të gjitha ato se çfarë kanë ndodhur gjatë
luftës.

“Unë besoj që është gabim
amatoreskt në këtë rast i zëvendëskryeministrit Bislimi, së paku për dy arsye,
dhe e para është se arkivat e Serbisë ato të cilat ky shtet ka dashur ti hap i
ka dërguar të gjitha në Hagë, flasim për Tribunalin e Hagës, ish-Jogusllavinë,
ndërsa pjesa tjetër të arkivës që ky shtet e ka pasur ose e ka shkatërruar, ose
thjesht dyshoj se e ka vullnetin për të hapur dhe për ti dhënë qasje Kosovës
ose palëve të mënyrë që të zbulohet fati i të zhdukurve.

“Pjesa e dytë lidhet me
faktin se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur asnjëherë arkiv të saj e cila
në një far mënyrë do të mund të ishte e hapur në këtë rast për Serbinë dhe
krejt në fund kjo mund të themi që është një thikë pas shpine ndaj të gjithë
personave që sot janë në paraburgim në Hagë dhe atyre të cilët mund të akuzohen
dhe mund të shfrytëzohet si armë nga ana e prokurorisë të gjyqit ndaj tyre ku
të gjithë e dimë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka qenë organizatë e cila
ka qenë e organizuar dhe e cila ka pasur një zinxhir komandues në tërë Kosovës,
dhe përmes kësaj që ka pranuar Bislimi një të vërtetë e ka shtrembëruar duke
përçuar mesazhin në publik apo te pala serbe se Kosova ka pasur arkiv dhe
UCK-ja ka qenë një ushtri e rregullt dhe ka arkivuar të gjitha ato se çfarë
kanë ndodhur gjatë luftës, por ne të gjithë që kemi jetuar në Kosovë e dimë që
Ushtria Çlirimtare e Kosovës  pothuajse
se krejt arkivin e saj që mund ta ketë anë disa komunikata të lëshuara gjatë
luftës dhe numri i madh i vrasjeve, e masakrave që kanë ndodhur në Kosovë por
jo që mund të gjejmë arkiv siç e kanë ushtritë e rregullta”, theksoi ai.

E krejt kjo sipas Miftaraj e
rrezikon dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e vendosur vendin në një
situatë të palakmueshme, duke i dhënë kredit Serbisë që t’i fsheh krimet e
luftës.

“Unë besoj që kjo e rrezikon
dialogun Kosovë-Serbi sepse Kosovë e qet në një situatë të palakmueshme por në
anën tjetër i jep kredit Serbisë që ti fsheh krimet e luftës, informata dhe të
dhënat që i ka sa i përket të zhdukurve duke kërkuar reciprocitet mbi bazën e
asaj, se nëse Kosova nuk i hap arkivat të cilat janë nuk ekzistojnë atëherë e
njëjta mund të thotë se nuk mund të hap arkivat e saj që ne e dimë se në bazë
të saj që Tribunali i Hagës e ka vërtetuar se ka arkiva dhe të dhëna që mund të
shfrytëzohen për fatin e të zhdukurve në Kosovë”.

Të enjten zëvendësi i Kurtit,
Besnik Bislimi, ka thënë se është dakorduar me palën serbe që të hapen të
gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në,
raporton EO.

Lidhur me këtë deklaratë të Bislimit kanë ardhur reagime të shumta, kjo për shkak se sipas këtyre reagimeve, UÇK-ja nuk ka arkiva të mbyllura apo të hapura.

Hapja e arkivave të uçk-së, miftaraj: thikë pas shpine për ata që po gjykohen në hagë, rrezikohet dialogu
Hapja e arkivave të uçk-së, miftaraj: thikë pas shpine për ata që po gjykohen në hagë, rrezikohet dialogu » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button