Lajmet e funditVendi

Hamza kritika Qeverisë: Mungesa e Planit s’arsyetohet në asnjë mënyrë

Qeveria Kurti ka bërë një muaj në pushtet dhe akoma nuk e ka prezantuar Planin Qeverisës.

Megjithëse kanë paralajmëruar se do ta prezantojnë shumë shpejt dhe janë duke punuar në atë drejtim, ende nuk ka asgjë konkrete.

E në lidhje me këtë çështje ka patur kritika nga kampi opozitar.

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, tha se Qeveria do të duhej të fillonte që ditën e parë të punës me Plan Qeverisës.

Tutje Hamza thekson se mungesa e Planit Qeverisës nuk arsyetohet në asnjë mënyrë.

“E mira kishte qenë që Qeveria me e fillu qysh ditën e parë të punës me Plan të punës. Prej përfundimit të procesit  zgjedhor dhe shpalljes së rezultateve preliminare, deri në momentin e konstituimit të institucioneve, është pa dhe është dit cila parti ka me qeverisë. Kanë qenë në opozitë gjatë dhe është dasht që ditën e  parë të punës me e nis me Plan Qeverisës. Kjo nuk arsyetohet në asnjë mënyrë, qeverisja pa një plan nuk është diçka e dobishme dhe nuk është në dobi të proceseve pozitive për vendin” tha Hamza për Gazeta Blic.

Edhe njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë për mungesën e Planit të Punës.

Salihu potencoi se mungesa e Planit të Qeverisjes po tregon se kjo Qeveri nuk ka as guxim as përgatitjen për të bërë ndryshime pozitive në vend.

“Kështu si e kanë nis, ashtu kanë me bitis. Kjo tregon që kjo Qeveri nuk e ka as guximin, as përgatitijen, as vullnetin për të sjellë ndryshime pozitive. Kjo është shenjë e dembelisë dhe joprofesionalizmit të një partie që ëer 16 vite është mesu vetëm të kritikojë të tjerët dhe qe sapo gjendet ne pozita vendimmarrëse jep shenja paniku e moskompetence”, tha Salihu.

Kritika në drejtim të Qeverisë për mungesën e Planit Qeverisës ka hedhur edhe Ud. i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button