Lajmet e funditVendi

Guvernatori Mehmeti takoi shefin e Zyrës Ndërlidhëse sllovake

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës
së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse
Sllovake në Prishtinë, Rastislav Kostilník.

Guvernatori Mehmeti informoi z. Kostilník
me zhvillimet që kanë ndodhur në sektorin financiar dhe angazhimin e BQK-së për
tejkalimin sa më të lehtë të situatës nga ndikimet e shkaktuara prej pandemisë.

Guvernatori gjithashtu, përmendi edhe masat
që ka ndërmarrë BQK-ja për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset, në tejkalimin
më të lehtë të gjendjes së krijuar, si dhe veprimet për të mbajtur sektorin
financiar stabil dhe likuid.

Guvernatori Mehmeti shprehu gatishmërinë
për të thelluar bashkëpunimin me institucionet financiare në Sllovaki, me
qëllim të nxitjes së sektorit financiar për të investuar në vendin tonë.

Nga ana tjetër, shefi i Zyrës Ndërlidhëse
Sllovake në Prishtinë, Rastislav Kostilník, falënderoi Guvernatorin Mehmeti për
pritjen dhe informacionet e ofruara, si dhe shprehu gatishmërinë e  bashkëpunimit për çështjet që kanë të bëjnë
me sistemin financiar mes dy institucioneve edhe më tutje.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button