Lajmet e funditVendi

Gjoshi: Kurti dikur protestonte dhunshëm ndaj EULEX-it, tani asnjë fjalë për raportimin e Simmons

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pasi nuk ka reaguar ndaj raportimit të ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons.

Gjoshi e kujton kohën kur Kurti nxirrte të
rinjtë në rrugë për të protestuar kundër EULEX-it.

Ai thotë se shumë prej këtyre të rinjve akoma
përballen nga pasojat e këtyre protestave.

Simmons në raportimin e tij para deputetëve tha
se kishte direktiva që gjykatësit e këtij misioni t’i largonin nga skena
politike disa politikanë që konsideroheshin si “peshq të mëdhenj”, duke i
dënuar.

Postimi i plotë:

Kryemashtruesi, Albin Kurti, që i nxirrte të
rinjtë në rrugë dhe në protesta të dhunshme kundër EULEX-it, nuk e ka thënë
asnjë fjalë për raportimin e Malcolm Simmonsit, kryetarit të Asamblesë së
Gjykatësve të EULEX-it.

Shumë prej këtyre të rinjëve vazhdojnë të
përballen me pasojat e këtyre protestave. Disa vuajnë nga lëndimet e disa të
tjerë akoma sillen dyerve të gjykatave.

Por, Kryemashtruesi po hesht!

LEXO EDHE:

Simmons: Më urdhëruan t’i dënojë disa politikanë që konsideroheshin si “peshq të mëdhenj”

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button