Lajmet e funditVendi

Gjonbalaj: Propozimi i ShBA-së për Ujmainin nuk është i duhuri

Njëri nga projektuesit e Ujmanit, vlerëson se në pikat e rekomanduara për liqenin artificial, nuk janë përfshirë gjërat që do duhej të ishin.

Është njëra nga pikat më të nxehta të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pikërisht për Liqenin e Ujmanit të mërkurën, Shtetet e Bashkuara i dorëzuan dy qeverive raportin e Departamentit amerikan për Energji mbi menaxhimin e tij.

Në raportin prej 53 faqesh janë dhënë disa propozime që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës ujore të Liqenit që furnizon me ujë shtatë komuna të Kosovës.

SHBA propozon që Liqeni i Ujmanit të rregullohet sipas traktatit të lumit Kolumbia.

Tutje, Departamenti Amerikan i Energjisë propozon formimin e një komisioni apo komiteti për lumin Ibër që gjendet në pjesën veriore të Kosovës që do të ndihmonte diskutimin midis palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore.

Qeveria e Kosovës ende nuk kanë bërë ndonjë reagim në lidhje me raportin e pranuar.

Ndonjë koment mbi raportin, nuk kanë bërë ende as Qeveria e Serbisë.

Sidoqoftë, traktati i nënshkruar në vitin 1961 midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk po konsiderohet si model i duhur në rastin e Liqenit të Ujmanit.

Njëri nga projektuesit e Ujmanit, Avni Gjonbalaj, vlerëson se në pikat e rekomanduara për liqenin artificial, nuk janë përfshirë gjërat që do duhej të ishin.

Inxhinieri i ujërave tregon edhe si duhet të veprojë Qeveria e Kosovës me këtë raport.

Gjonbalaj e sheh të mundur formimin e një komisioni që i trajton problemet.

Për raportin e dorëzuar nga SHBA-të, reagoi edhe nënshkruesi i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, Avdullah Hoti.

Ky i fundit ka kërkuar që Qeveria të deklarohet nëse kjo marrëveshje e cenon sovranitetin e Kosovës, pas pranimit të studimit të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit.

Më 4 shtator të 2020-ës, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, një marrëveshje për normalizimin e raporteve ekonomike.

Palët ishin pajtuar që SHBA-ja të kryejë studim fizibiliteti në Liqenin e Ujmanit me “me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button