Lajmet e funditVendi

Gjobat gjatë fushatës elektorale, KQZ-ja merr vendim për VV-në, PDK-në, LDK-në dhe AAK-në

Për katër subjektet politike VV, PDK, LDK dhe AAK që janë gjobitur nga Paneli Zgjedhor Ankesave dhe Parashtresave (PZAP)  gjatë fushatës zgjedhore, Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim që të ua ndalon mjetet nga fondi për mbështetje rreth partive politike, raporton Ekonomia Online.

Kësisojë nga ky fond VV-së do t’i ndalen 40 mijë e 700, PDK-së 66 mijë e 100, LDK-së 20 mijë e 600 dhe AAK-së 52 mijë e 750 euro.

“Është si praktikë që të ndahen në dy këste, dhe dua të sqarojë se subjektet politike s’kanë borxh ndaj KQZ-së por ndaj PZAP-së”, tha Ylli Buleshkaj, drejtor i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim.

Kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së,
Burim Ahmeti, tha se KQZ-ja  ështw duke u
marr me pagesat e trupave zgjedhore të 14 shkurtit.

“Sekretariati është aktualisht në pagesën e trupave zgjedhore dhe janë kryer të giitha pagesave të trupve zgjedhore të stafit teknik dhe komisionerëve”, u shpreh Ahmeti.

Gjobat gjatë fushatës elektorale, kqz-ja merr vendim për vv-në, pdk-në, ldk-në dhe aak-në
Gjobat gjatë fushatës elektorale, kqz-ja merr vendim për vv-në, pdk-në, ldk-në dhe aak-në » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button