Lajmet e funditVendi

Gjilani apelon për respektim të masave: Gjendja me pandemi alarmante

Komiteti për menaxhim dhe parandalim të përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka vlerësuar se situata me pandemi në këtë qytet është alarmante dhe ka apeluar për respektim të masave anti-COVID.

Aktualisht në Gjilan janë 476 raste aktive me COVID-19, e 94 prej tyre po trajtohen në Spital.

Nënkryetariu i Gjilanit, Arbër Ismajli, njëherit edhe udhëheqës i Komitetit, ka treguar se situata me pandemi në Gjilan është mjaft e rënduar, ndërsa ka apeluar te qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat.

Që nga fillimi i pandemisë në Gjilan 117 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 4486 raste pozitive me koronavirus.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button