Lajmet e funditVendi

KRU “Gjakova” kërkon nga konsumatorët të paguajnë borxhet, thotë se detyrohet t’i dërgojë të përmbaruesi

KRU “Gjakova”
kërkon nga konsumatorët të paguajnë borxhet, thotë se detyrohet t’i dërgojë të
përmbaruesi  

Kompania
e ujësjellësi “Gjakova”, përmes një njoftimi për media ka kërkuar nga qytetarët
që të paguajnë borxhet për shpenzimin e ujitë pijes.

Në të kundërtën kompania ka paralajmëruar se në të kundërtën do të detyrohet t’i dërgojë borxhlinjtë te përmbaruesit.

Njoftimi i plotë:

KRU
“Gjakova” njofton të gjithë konsumatorët (amvisëri, biznese dhe
institucione), në njësitë Gjakovë, Rahovec dhe Prizren, se konsumatorët të
cilët  kanë borxhe ndaj kompanisë në
vlerë mbi 100 Euro, duhet të kryejnë pagesat obligative kundrejtë ujit të shpenzuar,
ndryshe  përkundër dëshirës sonë, jemi të
detyruar   të vazhdojmë procedurat e
dërgimit të borxhlinjëve tek përbaruesit privat.

KRU
“Gjakova” njëherit ua rikujtonë konsumatorëve se ekziston mundësia e
riprogramimit të borxhit, me kusht që të paguajnë 20% të vlerës të cilën e kanë
borxh dhe pjesa tjetër do të ju riprogramohet për 24 muaj, mundësi e pagesës së
borxhit me këste.

Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga
ana juaj!

Faleminderit për mirëkuptim

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button