Lajmet e funditVendi

Gëzim Kelmendi i shkruan Albin Kurtit: Nuk po dallon asgjë nga ish-kryeministrat

Në një komunikatë të partisë “Fjala”, kryetari i këtij subjekti politik, Gëzim Kelmendi i ka thënë kryeministrit Albin Kurtit se është fitues i zgjedhjeve pa ndonjë platformë apo strategji ekonomike.

Kelmendi e ka këshilluar Kurtin që të angazhojë për këshilltarë ekspertë ndërkombëtarë të ekonomisë.

Komunikata:

Çka duhet të bëj kryeministri Kurti për ekonominë e Kosovës?

Kryeministri Kurti është ndër fituesit e rrallë në rajon dhe BE që ka fituar zgjedhjet pa platformë dhe strategji për ekonominë dhe fushat tjera.

Por si duhet të veproj ai tani?

Në vend që të shpenzoj mijëra euro nga buxheti i Kosovës duke emëruar zv.ministra nga partia vet, Kurti duhet që me këto para të angazhoj këshilltarë (ekspert) ndërkombëtar nga fusha ekonomisë.

Gjermania, Zvicra, Turqia, Luksemburgu dhe shumë vende të tjera janë shtetet që kanë ekspanzionin më të madh të ekonomisë në dekadat e fundit, prandaj kryeministri Kurti duhet të merr këshilltarë ekonomik nga këto vende.

Përndryshe me këtë rrugë që ka filluar, nuk po dallon asgjë nga ish-kryeministrat tjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button