Lajmet e funditVendi

Gërxhaliu: S’ka rëndësi prej nga vjen gazi, Kosova mund të bëhet shpërndarëse

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të
Kosovës, Safet Gërxhaliu po vlerëson se Kosova nuk duhet të merret me vendin se
prej nga vjen gazi, por që duhet ta përshpejtojë këtë proces.

Sipas tij, pasi që siç thotë ai
vendi mund të bëhet kantinier i shpërndarjes së gazit, e që përfitimet do të
jenë të mëdha, raporton Ekonomia Online.

Gërxhaliu në një intervistë për
Ekonomia Online, thekson se institucionet e vendit duhet të gjenerojnë politika
të partneritet me ShBA-në dhe jo refuzuese.

“Duhet të kuptohet që Kosova
duhet të gjenerojë politikë të partneritetit jo politikë refuzuese dhe jo që
Kosova është produkt i diplomacisë ndërkombëtarë, nuk duhet të hezitohet në
këtë drejtim ku kuptohet fare mirë kontributi i Amerikës”.

“Në këtë drejtim nuk duhet të
humbet kohë se nga do të vije gazi, a do të vije nga Azerbajxhani, a nga
Bashkimi Sovjetik, si do të jetë i monitoruar, prandaj në këtë drejtim duhet të
bëjmë më tepër se si të përshpejtohet ky proces dhe jo të humbim kohë për të
dështuar”.

E një ndër pikat me të rëndësishme
të marrëveshjes së Uashingtonit të vitit të kaluar kishte qenë edhe
gazsjellësi, derisa për këtë ish-kryetari i Odës Ekonomike thotë se Kosova nuk
e ka komoditetin e refuzimit.

Ndërsa përfitimet do të jenë të
mëdha për bizneset dhe ekonomitë familjare, thotë Gërxhaliu për EO.

“Unë besoj që viti 2020
përvec asaj që ka qenë vit i pandemisë, i ka pasur dy data të cilat për mu janë
të rëndësishëm, e para ka qenë marrëveshja në Uashington dhe e dyta ka qenë takimi
i procesit të Berlinit, në Sofje ku janë nënshkruar disa marrëveshje që janë të
rëndësishme për ardhmërinë e Kosovës, dhe vet fakti që në Sofje janë nënshkruar
tri marrëveshje ku e para ka të bëjë për agjendën e gjelbër, e dyta ka të bëjë
për tregun e përbashkët rajonal dhe e treta ka të bëjë me garantimin e lëvizjes
së lirë së mallrave”.

“Marrëveshjen e Uashingtonit duhet
ta trajtojmë me një seriozitet dhe në këtë marrëveshje është e paraparë që një
ndër pikat e nënshkruar do të jetë edhe gazsjellësi dhe Kosova nuk e ka
komoditetin e një refuzimi dhe një qasje të tillë, por duhet të argumentohet
dhe në këtë drejtim ky gaz do të ketë efekte pozitive për bizneset dhe
ekonomitë familjare, por duhet të kuptohet që përvojat e vendeve të zhvilluara
na mësojnë se furnizim i gazit e rrit ekonominë”.

“Kompania do të jetë e
menaxhuar nga brendet amerikane, mirëpo nafta importohet nga vendet arabe, në
këtë drejtim është e rrugës të analizohet përfitim nga gazi se sa të gjinden
ide për të refuzuar dhe e veçanta e marrëveshjes së Uashingtonit është se nuk e
mbështet vetëm Kosovën, por e mbështet Ballkanin Perëndimor”.

“Kosova mund të jetë kantinier i
shpërndarjes së gazit dhe në këtë drejtim benefitet mund të jenë pozitive në
interes së Kosovës dhe vendit”, tha ai për EO.

E për sjelljen e gazsjellësit ka
pasur kritika të vazhdueshme nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, derisa ka
kritikuar qeverinë e vendit se po rrezikon programin më të rëndësishëm ekonomik
dhe gjeopolitik.

“Politizimi dhe njollosja e projektit të Gazit është skandaloz, po rrezikohet projekti më i rëndësishëm ekonomik dhe gjeopolitik për Kosovën”, ka shkruar Haradinan në letrën drejtuar kryeministrit Albin Kurti.

Gërxhaliu: s’ka rëndësi prej nga vjen gazi, kosova mund të bëhet shpërndarëse
Gërxhaliu: s’ka rëndësi prej nga vjen gazi, kosova mund të bëhet shpërndarëse » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button