Lajmet e funditVendi

Gërxhaliu: Kemi të dhëna për të dëshmuar krimet serbe, Qeveria të ndihmojë në grumbullimin e tyre

Drejtori  i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Kosova ka të dhëna të mjaftueshme për të dëshmuar krimet e Serbisë gjatë luftës.

Gërxhaliu thotë se grumbullimi i fakteve kërkojnë kosto dhe shteti
duhet ta “ndez” alarmin e të ndihmojë në mbledhjen e dëshmive.

“Kemi të dhëna sa të duash, por problemi është se nuk kemi qenë shumë
të mbështetur ju e dini se për tu dëshmuar diçka nevojitet kamera dhe gjëra të
shumta, këto kanë një kosto do të thotë nuk kemi pasur mbështetje në këtë
aspekt. Shteti duhet ta ndez një alarm dhe t’i mbledh këto dëshmi sepse edhe
shoqatat e familjarëve kanë dëshmi të shumta, vetëm se duhet të
grumbullohen”, tha ai.

Ai më tej ka sqaruar se nuk ka marrë ndonjë ftesë për të qenë pjesë e delegacionit
në dialog me Serbinë,  por në çdo moment
që i kërkohet është i gatshëm për bashkëpunim.

“Unë nuk kam pasur një ftesë të tillë, sa i përket çështjes së të
zhdukurve jam nga dita e parë, do të thotë secila qeveri që ka qenë në këtë
aspekt profesional kam dhënë kontributin tim dhe do të vazhdoj të jap
kontributin tim. Në çdo moment që të kërkohet diçka prej qeverive të mija jam i
gatshëm me pranuar çdo pozitë dhe çdo angazhim që kërkohet prej meje”.

Rreth çështjes së të pagjeturve Gërxhaliu konfirmon se nuk kanë qenë të
mbështetur mjaftueshëm, duke e vënë fajin te ndërrimi i shpeshtë i qeverive.

“Sa i përket çështjes së të pagjeturve nuk kemi qenë të suportuar
shumë, nëse i krahasojmë  grupet punuese
të Kosovës dhe Serbisë ata nuk e kanë ndërruar grupin asnjëherë e as kryetarin
, kurse tek ne janë ndërruar shumë persona, mirë do ishte që ky grupacion të
ishte më profesional dhe personat të mos ndërrohen, të jenë të përhershëm për
shkak se ky proces është i lidhur me të kaluarën dhe thjesht nuk ka të bëjë me
ndonjë dijeni diçka shkencore sa ka të bëjë me memorien e të kaluarës”,
deklaroi ai.

“Sa i përket çështjeve të tjera unë po them sepse nuk kam pasur
takim dhe një skelet të qëllimit të veprimit në këto raste, mendoj që çështja e
të pagjeturve është një ‘xhoker’ i mirë për palën tonë sepse ke çfarë të kërkosh
dhe ke çfarë të prezantosh dhe ke me çka me godit përfundon se nuk është fare e
lehtë të diskutohet  me Serbinë, dhe se
kërkesat e tyre janë të qarta”.

“Çështja politike faktikisht është një çështje që krijohet një rrugëtim politik dhe dihet pastaj në bazë të atij rrugëtimit, por sa i përket çështjes së të pagjeturve ne e dimë fare mirë që nuk është e lehtë të diskutohet me Serbinë”.

Gërxhaliu: kemi të dhëna për të dëshmuar krimet serbe, qeveria të ndihmojë në grumbullimin e tyre
Gërxhaliu: kemi të dhëna për të dëshmuar krimet serbe, qeveria të ndihmojë në grumbullimin e tyre » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button