Lajmet e funditVendi

FSK-ja e gatshme për lirim të objekteve në rast të eskalimit të situatës me pandeminë

Departamenti i Mjekësisë në ministrinë e Mbrojtjes janë të gatshëm të ofrojnë ndihmën e tyre në rast të rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 dhe rëndimit të gjendjes me pandeminë.

Këtë e konfirmoi  në një prononcim për Ekonomia Online, drejtori i këtij departamenti, koloneli Xhevdet Tahiraj.

“Unë e përfaqësoj ministrinë e
Mbrojtjes në disa komisione që kanë të bëjnë me menaxhimin e pandemisë Covid-19
në nivel vendi, edhe ministri e ka paraqitur si kapacitet qendrën tonë
mjekësore në rast të eskalimit të rritjes enorme të rasteve me infeksion. Edhe
na jemi pjesë e Kosovës dhe në rast se kërkohet një gjë e tillë ne jemi të
obliguar që të hapim kapacitetet tona në drejtim të ofrimit të shërbimeve
mjekësore, për shkak të pandemisë”.

Tahiraj thotë se varësisht nga nevojat
e ministrisë së Shëndetësisë kanë ofruar shërbime nga më të ndryshmet, si në
dërgim të tendave për spitale, ofrim të personelit, por edhe në aspektin
logjistik.

“Unë thashë edhe në fillim që
institucionet të cilat janë marrë  me
menaxhimin e pandemisë, ne si FSK i kemi ndihmuar në shumë drejtime si në
aspektin logjistik kudo që ata kanë pasur nevojë e si në dërgimin e kontenjerëve
nëpër pika kufitare, pastaj dërgimin e tendave para shumicës së spitaleve si
QKUK dhe të tjera, si dhe dërgim të personelit tonë në qendra spitalore që t’i
mbështesim ata. Pra ne jemi në dispozicion të tyre”.

Sipas tij, aktualisht asnjë nga pjesëtarët
e FSK-së nuk është i infektuar me Covid-19 dhe shumica nga ta e kanë kaluar pa
ndonjë problem të rëndë shëndetësor.

“Ne në raport me institucionet e
tjera e kemi një fat dhe jemi pak më mirë sa i përket pandemisë. Po flas në
aspektin e sëmundjes si pasojë e infeksionit me virusin Covid, sepse ne
pothuajse shumica e ushtarëve janë mosha të reja, janë të shëndoshë dhe
fatmirësisht deri tani nuk kemi pasur ndonjë rast të rëndë me Covid-19 dhe
fatmirësisht të gjithë pjesëtarët tonë e kanë kaluar shumë mirë pa ndonjë
komplikim”.

Sa i përket kapaciteteve mjekësore, Tahiraj
thotë se janë duke u avancuar në këtë drejtim si në shkollim ashtu edhe në
fushën e trajnimeve.

“Jemi duke i ngritur apo rritur
kapacitetet tona mjekësore, si në trajnim ashtu edhe në shkollime gjithmonë në
fushën e mjekësisë, pasi këtu tek ne janë dy lloje të mjekësisë e sidomos ajo
ushtarake-fushore dhe ne në këtë aspekt bëjmë trajnime nga më të ndryshmet duke
u mësuar që ti mësojmë edhe në fushën e shkathtësive ushtarake”.

“Nuk jemi keq me kapacitetet,
aktualisht neve na u kanë kthyer edhe katër kadetë të cilët ne i kemi shkolluar
në universitetin mjekësor ushtarak në Turqi, tani kanë përfunduar fakultetin
dhe kanë filluar punë te ne”.

Ai tha se janë duke i respektuar të gjitha rekomandimet  për t’u mbrojtur sa më mirë ndaj virusit Covid-19.

Fsk-ja e gatshme për lirim të objekteve në rast të eskalimit të situatës me pandeminë
Fsk-ja e gatshme për lirim të objekteve në rast të eskalimit të situatës me pandeminë » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button